• вторник, 15 септември 2026

Mickoski: Negociojmë me kryerësin e punimeve të Korridorit 10 D për mënyrën e ndërlidhjes me rrugën eksprese prilep - Gradsko me autostradën Prilep - Manastir që po ndërtohet

Mickoski: Negociojmë me  kryerësin e punimeve të Korridorit 10 D për mënyrën e ndërlidhjes me rrugën eksprese prilep - Gradsko me autostradën Prilep - Manastir që po ndërtohet

Prilep, 10 shtator 2026 (MIA) - Jemi duke negociuar me kryerësin e punimeve në Korridorin 10 D dhe, në përgjithësi, ajo që kemi si plan është të gjejmë një mënyrë për të lidhur vendin ku përfundon autostrada me pjesën e autostradës, e cila aktualisht është duke u ndërtuar, ndërsa Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, në kuadër të kapaciteteve të saj, po i riparon të gjitha pjesët ku janë raportuar probleme, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski nga Prilepi, duke u përgjigjur pyetjes se biznesmenët nga rajoni kërkojnë që pjesa Prilep - Gradsko të riparohet në pjesën ku ka dëmtime.

"Jemi të fokusuar në përfundimin e pjesës së autostradës që duhet të lidhë Prilepin dhe Manastirin. Pres që këtë vit të hapen për trafik dykahësh 10-12 kilometrat e parë. Fokusi ynë është tërësisht në këtë. Pres që kjo pjesë Prilep - Manastir të përfundojë plotësisht brenda afatit. Është planifikuar një rrethrrotullim rreth Manastirit dhe një lidhje me pikën kufitare Mexhitlia. Po negociojmë edhe me kontraktorin për punimet në Korridorin 10 D dhe në përgjithësi, ajo që kemi si plan është të gjejmë një mënyrë për të lidhur vendin ku përfundon frruga eksprese me pjesën e autostradës, e cila aktualisht është duke u ndërtuar. Për momentin, ky është prioriteti ynë. Përndryshe, NPRRSH, brenda mundësive dhe kapaciteteve të saj, po riparon të gjitha ato pjesë ku ka problem, domethënë ku është konstatuar ndonjë problem"tha Mickoski.

Kryeministri Mickoski u bën thirrje të gjithë atyre që e përdorin këtë aks rrugor të përdorin atë që është hapur nga rriga eksprese, e cila, siç tha ai, praktikisht lidh Prilepin dhe Gradskon. mb/

Foto: MIA