Mickoski - Koen: Maqedonia ka potencial të bëhet destinacion i sigurt dhe atraktiv investues në rajon
- Kryeministri Hristijan Mickoski sot gjatë vizitës në Munih, ka realizuar takim me Xhared Koen, kryetarin për çështje globale dhe bashkëudhëheqës të Institutit global Goldman Saks, me të cilin, siç njoftoi, kanë biseduar për vijimet ekonomike globale, sfidat gjeopolitike dhe pozicionimin e Maqedonisë në realitetin e ri ekonomik.
Shkup, 14 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot gjatë vizitës në Munih, ka realizuar takim me Xhared Koen, kryetarin për çështje globale dhe bashkëudhëheqës të Institutit global Goldman Saks, me të cilin, siç njoftoi, kanë biseduar për vijimet ekonomike globale, sfidat gjeopolitike dhe pozicionimin e Maqedonisë në realitetin e ri ekonomik.

"E theksova përcaktimin tonë të qartë për reforma, stabilitet fiskal dhe krijimin e biznes-klimës konkurrente dhe të parashikueshme, Maqedonia ka potencial të bëhet destinacion i sigurt dhe atraktiv investues në rajon. Qëllimi ynë është të ndërtojmë partneritete me institucionet me ndikimin më të madh global dhe të hapim mundësi të reja për zhvillim, investime dhe vende të punës", ka shkruar Mickoski në poublikimin në Fejsbuk.

Mickoski, i cili ndodhet për vizitë disaditore në Republikën Federale të Gjermanisë me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën e 62-të të sigurisë në Munih, porositi se vazhdojnë me diplomaci aktive ekonomike dhe vizion të qartë - ekonomi të fortë, shtet të qëndrueshëm dhe një të ardhme që po e ndërtojmë në shtëpi.
Gjatë qëndrimit të tij në Munih, ku shoqërohet nga ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski, të Politikës së Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, kryeministri Mickoski pati takime edhe me kryeministrin holandez, Dik Shof, drejtorin ekzekutiv të Komitetit hebraik amerikan, Ted Dojç, kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta, si dhe me menaxhmentin e gjigantit gjerman "Shvarc grup" dhe udhëheqësinë e 4IG hungarez. bsh/
Foto: Profili në Fejsbuk i Mickoskit