Mickoski: Kemi inflacionin më të ulët në Evropë prej 4 për qind, me tendencë që vitin e ardhshëm të ulet nën 3 për qind (PLT)
- Standardi i jetesës është një betejë që duhet të udhëhiqet vazhdimisht nga një Qeveri, domethënë, ne duhet të luftojmë dhe të punojmë vazhdimisht drejt një standardi më të mirë jetese, sepse nuk duhet ta humbisni atë betejë, sepse nëse e humbni, është logjike që do të humbisni edhe besimin e qytetarëve, thotë Hristijan Mickoski, Kryetar i Qeverisë Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke u përgjigjur në një pyetje të deputetëve.
Shkup, 25 dhjetor 2025 (MIA) - Standardi i jetesës është një betejë që duhet të udhëhiqet vazhdimisht nga një Qeveri, domethënë, ne duhet të luftojmë dhe të punojmë vazhdimisht drejt një standardi më të mirë jetese, sepse nuk duhet ta humbisni atë betejë, sepse nëse e humbni, është logjike që do të humbisni edhe besimin e qytetarëve, thotë Hristijan Mickoski, Kryetar i Qeverisë Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke u përgjigjur në një pyetje të deputetëve.
Mickoski theksoi se LSDM-ja si Qeveri ka zbatuar politika katastrofale, duke shtuar se periudha nga viti 2020 deri në vitin 2023 shënon vitet kur janë dhënë goditjet më të rënda mbi standardin e jetesës së qytetarëve dhe shtetit, përmes huamarrjes, shpenzimeve dhe plaçkitjes të pamëshirshme.
Nga ajo që mund të dëshmojmë deri më tani është se ky besim po rritet dhe nga zgjedhje në zgjedhje rezultatet po përmirësohen. Sa u përket sulmeve të opozitës, mund të them vetëm se derisa ishin në Qeveri, kishin mundësinë të vërtetonin se ajo që po bënin ishte e drejtë dhe se politikat që zbatonin ishin në drejtim të përmirësimit të standardit të jetesës së qytetarëve. Por, çfarë bënë? Kishim norma rekorde të inflacionit në ato vite, 17, 18, 19 për qind, dhe ato ishin vitet kur iu dha një goditje e ashpër standardit të jetesës së qytetarëve, duke filluar nga viti 2020 deri në vitin 2023, janë vitet kur u shënuan goditjet më të rënda mbi standardin e qytetarëve dhe shtetit, përmes huamarrjes, shpenzimeve të pamëshirshme, plaçkitjes dhe politikave të këqija. Ky është një shembull që do të mësohet nëpër libra se si nuk duhet të funksionojë një Qeveri – potencoi Mickoski, duke shtuar se për fat të mirë e gjithë kjo i përket së kaluarës.
Por, fatmirësisht kjo tashmë është e kaluar. Detyra jonë është e vështirë dhe e madhe, por ne e pranuam këtë detyrë me ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe çdo ditë punojmë për të përmirësuar ndonjë politikë të gabuar që është bërë në atë periudhë nga viti 2020 deri në vitin 2023.
Sot, në kushte kur kemi një vijë të qartë rënëse të inflacionit, përkatësisht një nga më të ulëtat në Evropë dhe relativisht më të ulëtat në rajon, nën 4 për qind, me tendencë që vitin e ardhshëm të stabilizohet midis 2 dhe 3 për qind, në mungesë të ideve kreative dhe politikave reale, opozita merret me shpifje dhe ofendime ndaj Qeverisë – tha Mickoski, duke shtuar:
Pra, kemi dy opsione: t'i besojmë shportës së konsumit të cilën e hartojnë Branislav Jovanoviq, Tevdovski dhe Nikolla Popovski, ish-ministra në qeverinë e LSDM-së, ose t'i besojmë EUROSTAT-it. Qytetarët duhet të zgjedhin se kujt do t'i besojnë. Nëse i besojmë EUROSTAT-it, ata dolën para disa ditësh dhe thanë se shporta e konsumit në Maqedoni, e krahasuar me mesataren që ata e përcaktojnë si 100 për qind, është më e lira në Evropë; mendoj se është diku rreth 72 apo 73 për qind e asaj mesatares. Të gjithë në rajon, në kuptimin e drejtë të fjalëstë gjithë në rajon, e kanë shportën e konsumit më të shtrenjtë se tonën.
Kryeministri Mickoski theksoi se prioriteti kryesor i Qeverisë është lufta për një standard më të mirë jetese të qytetarëve.
Që çmimet janë të larta – po, që duhet të luftojmë për standardin e jetesës – po, dhe se kjo është një luftë e pandërprerë – pajtohem; ky është një nga prioritetet e kësaj Qeverie, si me ministrin e Ekonomisë, ashtu edhe me ministren e Financave dhe tekstualisht të gjithë në Qeveri, kjo përbën prioritetin tonë kryesor – shtoi ai.
Lidhur me pagën minimale, Mickoski thotë se ajo duhet të rritet, por punëdhënësit dhe punëtorët duhet të arrijnë një marrëveshje.
A duhet të jetë më shumë, ja unë jam i pari i cili do ta mbështes. Po duhet të jetë më shumë. Nëse do të shikonim nga interesat egoiste të Qeverisë, ne mund të shpallnim dhe të kërkonim nga shtëpia ligjvënëse një pagë minimale prej 600 apo 700 eurosh; do të ishim heronjtë më të mëdhenj politikë. Madje, ne edhe do të profitonim, sepse nga 705,000 të punësuar, ne si Qeveri jemi punëdhënës për 100,000, që do të thotë se kontributet e 600,000 të tjerëve do të derdheshin në llogarinë e Qeverisë.
Por, se a mund ta përballojë këtë ekonomia dhe biznesi është një pyetje së cilës duhet t'i përgjigjen punëdhënësit dhe punëtorët. Prandaj ne themi: ju lutemi, përmes dialogut, jepni ju përgjigje kësaj pyetjeje, ndërsa ne mundemi vetëm të lehtësojmë dhe të ndihmojmë në atë proces. Së dyti, po bëhet një manipulim i rëndë me rritjen e pagës minimale në fqinjësi dhe te ne, sepse te ne flitet për pagën neto, ndërsa atje për pagën bruto. Ka një dallim të madh. Së treti, sipas EUROSTAT-it, fuqia blerëse me pagën minimale në Maqedoni — këtë aktualen, dhe jo atë që do të rritet me ligj — është më e lartë se në të gjitha vendet e fqinjësisë, përveç Greqisë.
Foto: MIA