Mickoski: Kemi arritur marrëveshje historike me sindikatat përfaqësuese të administratës dhe shërbimit shtetëror, me atë i kemi rrumbullakosur detyrimet tonat me kolegët tanë
- Marrëveshja, të cilën e ka arrit Qeveria me sindikatat përfaqësuese të administratës dhe shërbimeve publike është historike dhe do të mundësojë rritje të pagave të të punësuarve për 40 për qind, thotë kryeministri Hristijan Mickoski dhe shton se me këtë Qeveria si punëdhënësi më i madh e rrumbullakson marrëveshjen me kolegët e saj.
Shkup, 10 shkurt 2026 (MIA) - Marrëveshja, të cilën e ka arrit Qeveria me sindikatat përfaqësuese të administratës dhe shërbimeve publike është historike dhe do të mundësojë rritje të pagave të të punësuarve për 40 për qind, thotë kryeministri Hristijan Mickoski dhe shton se me këtë Qeveria si punëdhënësi më i madh e rrumbullakson marrëveshjen me kolegët e saj.
"Kjo marrëveshje e Qeverisë me sindikatat do të thotë një marrëveshje tjetër historike, e cila në dy vitet dhe disa muajt e ardhshëm, pra duke filluar nga prilli 2026 deri në prill të vitit 2028, rreth njëmbëdhjetë mijë njerëz nga administrata dhe nga shërbimet në gjykata dhe prokurori do të marrin paga rreth dyzet për qind më të larta se sa marrin sot. Dhe me këtë, Qeveria si punëdhënësi më i madh e përfundon marrëveshjen e saj me kolegët e saj. Praktikisht, kësaj i paraprinë punonjësit e kujdesit shëndetësor, pastaj punonjësit e arsimit, pastaj institucionet e tjera dhe së fundmi, tani me SASHSH dhe SPOGJ. Kësaj i kemi shtuar edhe punonjësit në shërbimet e gjykatave dhe prokurorive, rreth njëmbëdhjetë mijë kolegë tanë. Kur të përfundojë e gjithë kjo, mund të themi se deri në fund të mandatit të kësaj Qeverie i kemi rregulluar detyrimet dhe marrëdhëniet tona me kolegët tanë", tha kryeministri Mickoski.
Lidhur me bllokimin e sotëm të Parlamentit nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), ai beson se si ajo ashtu edhe protestat janë të motivuara politikisht.
"Kjo do të vazhdojë, për shkak se kjo ka prapavijë politike. Një nga protestuesit e sotëm ka mbajtur me mua konferencë për shtyp, në një gjendje të dukshme të egzaltuar, i kënaqur me atë që e kemi arritur. Sot e shikoni, bllokon së bashku me atë tjetrin, i cili i referohet të drejtave të punëtorëve, ndërsa keqpërdor automjete zyrtare për qëllime private dhe shumë gjëra tjera", tha kryeministri Mickoski.
Por, shtoi ai, ajo që për atë si kryetar i Qeverisë, është më e rëndësishme është argumenti se Qeveria është punëdhënësi më i madh dhe duhet t'i rregullojë detyrimet, diçka që tashmë e kanë bërë. mb/
Foto: Qeveri