Mickoski: Fitorja e Jakupovskit për kryetar të komunës Mavrovë - Rostushë, gjykim i qartë i qytetarëve
- Fitorja e kandidatit të VMRO-DPMNE-së, Oner Jakupovski për kryetar të Komunës Mavrovë Rostushë në zgjedhjet e përsëritura lokale nuk është vetëm rezultat lokal, por porosi e qartë politike se qytetarët e njohin pnën, praninë në terren dhe përgjegjësinë, porosi se nuk shpërblehen fjalët boshe por rezultatet, tha sonte në konferencën për shtyp lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, pasi që kumtoi se ai e ka mposhtur kundërkandidatin e tij nga LSDM me dyfish më shumë vota apo mbi 1000 vota dallim.
Shkup, 11 janar 2026 (MIA) - Fitorja e kandidatit të VMRO-DPMNE-së, Oner Jakupovski për kryetar të Komunës Mavrovë Rostushë në zgjedhjet e përsëritura lokale nuk është vetëm rezultat lokal, por porosi e qartë politike se qytetarët e njohin pnën, praninë në terren dhe përgjegjësinë, porosi se nuk shpërblehen fjalët boshe por rezultatet, tha sonte në konferencën për shtyp lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, pasi që kumtoi se ai e ka mposhtur kundërkandidatin e tij nga LSDM me dyfish më hsumë vota apo mbi 1000 vota dallim.
Kjo fitore, tha ai, është rezultat i konceptit që vazhdimisht e ndërtojmë - modesti, shumë punë dhe zgjidhje reale për problemet e çdoditshme të qytetarëve.
"Në komunat e tjera gara zgjedhore u zhvillua mes kandidatëve të partive të tjera politike. Në pasqyrën e përgjithshme politike është më se e qartë - me ditën e sotme rrumbullakësohet rezultati i zgjedhjeve lokale në tërësi. VMRO-DPMNE fitoi në gjithsej 56 komuna në Maqedoni, LSDM në gjashtë. Kjo nuk është e rastësishme, është gjykim i qartë i qytetarëve", tha Mickoski.
Ai vlerësoise dita e sotme zgjedhore në katër komuna ku pati zgjedhje të përsëritura lokale kaloi në atmosferë demokratike të qetë dhe dinjitoze dhe se edhe përkundër kushteve të rënda të motit qytetarët e realizuan të drejtën e tyre të votës.
"Është konfirmim i qartë për kapacitetin demokratik të shtetit dhe investim i rëndësishëm në stabilitetin e tij. Këto zgjedhje treguan se institucionet funksionojnë dhe se proceset demokratike po përforcohen. Në kohë të sfidave serioze rajonale dhe globale kjo është vlerë që duhet të ruhet dhe sendërtohet pa marrë parasysh dallimet politike", tha Mickoski në konferencë për shtyp.
Në Mavrovë Rostushë, krahas Jakuposkit, i mbështetur nga Koalicioni Maqedonia jote, kryesuar nga VMRO-DPMNE, në garën për kryetar komune ishte edhe Anes Ahmeti, kandidat i LSDM-së. ab/
fotо printskrin