• понеделник, 02 март 2026

Mickoski do të marrë pjesë në lëshimin në përdorim të qarkores së rikonstruktuar të Kriva Pallankës

Mickoski do të marrë pjesë në lëshimin në përdorim të qarkores së rikonstruktuar të Kriva Pallankës

Shkup, 1 mars 2026 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të marrë pjesë në lëshimin në përdorim të qarkores së rikonstruktuar të Kriva Pallankës.

Siç njoftojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, bëhet fjalë për një projekt shumë të rëndësishëm në Korridorin 8, i cili është vazhdim i rrugës eksprese Stracin–Kriva Pallankë dhe përbën lidhje rrugore me pikën kufitare Deve Bair e cila është lidhja kryesore me Republikën e Bullgarisë. sa/

Foto: MIA Arkivi 

 

Остани поврзан