Mickoski dhe Toshkovski porositën se "askush nuk është mbi ligjin" në rastin me 40 tonë mariuhanë të konfiskuara
- – Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot e vizituan hapësirën e MPB-së ku janë vendosur 40 tonë mariuhanë, të konfiskuara në aksionin e fundit të policisë. Sipas institucioneve kompetente, droga ishte prodhuar dhe ruajtur jashtë protokolleve ligjore, ndërsa qëllimi ishte të përfundojë në rrugët në Maqedoni dhe Evropë.
Shkup, 10 shkurt 2026 (MIA) – Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot e vizituan hapësirën e MPB-së ku janë vendosur 40 tonë mariuhanë, të konfiskuara në aksionin e fundit të policisë. Sipas institucioneve kompetente, droga ishte prodhuar dhe ruajtur jashtë protokolleve ligjore, ndërsa qëllimi ishte të përfundojë në rrugët në Maqedoni dhe Evropë.
Ministri Toshkovski deklaroi se rasti është rezultat i moskujdesit dhe politikave të gabuara nga e kaluara, por se institucionet do të veprojnë me vendosmëri.

“Kemi mundësinë të shohim këto 40 tonë marihuanë të konfiskuar, fillimisht të sekuestruar, të cilat u gjetën në kuadër të fazës së parë të hetimit që po kryhet. Bëhet fjalë për marihuanë për të cilën Komisioni në Ministrinë e Shëndetësisë arriti në përfundimin se është prodhuar, ruajtur dhe mbajtur jashtë protokolleve të përcaktuara”, tha ministri.
Ai shtoi se droga ruhet përkohësisht në hapësirat e MPB-së dhe do të shfrytëzohet si dëshmi në procedurë.
“Po ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm për të përcaktuar gjendjen faktike dhe për të hedhur dritë mbi rastin. Për fat të keq, pasojat e neglizhencës dhe qëndrimit katastrofik në të kaluarën po shkaktojnë pasoja të mëdha të dëmshme sot, të cilat do të jenë sfidë serioze për t'u zgjidhur”, shtoi Toshkovski.

Kryeministri Mickoski porositi se Qeveria do të formojë komision i cili do të hetojë se cilat subjekte juridike kanë punuar sipas ligjit, ndërsa cilat e kanë keqpërdorur.
“Ajo që shihni pas meje është një pjesë e atyre 40 tonëve lule kanabisi, e cila është rezultat i politikave të gabuara nga një kohë që nuk do të donim ta përsërisnim kurrë. Pres që sot në mbledhjen e Qeverisë të merret vendim për të formuar komision dhe ekip që do të shqyrtojë operacionin dhe do të përcaktojë gjendjen faktike”, tha kryeministri.
Mickoski dërgoi porosi se, siç tha, “askush nuk është mbi ligjin”.
“Nuk ka kompromis me padrejtësinë, nuk ka kompromis me paligjshmërinë. Askush nuk është mbi ligjin. Krimi sot nuk shpërblehet - do të gjendeni dhe do të ndëshkoheni rëndë, të gjithë ju që mendoni se krimi është profesion”, theksoi kryeministri.

Mickoski dhe Toshkovski theksuan se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të vazhdojë me kapacitet të plotë, ndërsa publiku do të informohet rregullisht për rezultatet e hetimit.
Ministria e Punëve të Brendshme, bashkë me Byronë për Siguri Publike dhe në koordinim me Prokurorinë për Krim të Organizuar, konfiskoi 40 tonë mariuhanë nga shumë subjekte juridike. Sipas Komisionit në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, droga ishte prodhuar dhe ruajtur jashtë protokolleve të konfirmuara për përdorim medicinal, që, sipas kompetentëve, tregon për keqpërdorim sistematik. fc/
Foto: Printskrin MPB