• недела, 19 април 2026

MIA është i vetmi medium i huaj i akredituar që do të mbulojë zgjedhjet në Bullgari

MIA është i vetmi medium i huaj i akredituar që do të mbulojë zgjedhjet në Bullgari

Sofje, 17 prill 2026 (MIA) - MIA, me dy përfaqësues të saj, është i vetmi medium i huaj  i akredituar që do të mbulojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Bullgari, të cilat do të mbahen të dielën, më 19 prill. 

Sipas inforamcioneve nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Bullgarisë, tek ata nuk është arritur asnjë kërkesë për akreditim nga gazetarë të vendeve të tjera. 

Zgjedhjet të dielën do të ndiqen nga 176 gazetarë vendas të akredituar. Përveç MIA-s, nuk kemi marrë kërkesa për akreditim nga media të tjera të huaja, deklaroi për MIA-n Silvija Simova nga shërbimi për shtyp i KQZ-së në Sofje.

Në ditën e zgjedhjeve, siç njoftoi ajo, janë parashikuar tre brifinge në KQZ, e cila ndodhet në ndërtesën e Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë.

Pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00, përkatësisht në orën 20:00 në vendet ku ka ende votues të pranishëm që duan të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, nuk priten rezultate zyrtare nga KQZ-ja, përveç atyre nga shtabet e partive politike.

KQZ-ja, siç informoi Simova, do të dalë me rezultate përfundimtare katër ditë pas votimi, ndërsa emrat e deputetëve të zgjedhur do të publikohen pas shtatë ditësh, më 26 prill. qa/

Foto: MIA

Остани поврзан