MIA për zgjedhjet në Bullgari: Dita e fundit e fushatës - mediat u përqendruan në analiza dhe llogaritje paszgjedhore, fituesi tashmë i njohur?
- Në ditën e fundit para zgjedhjeve, mediat bullgare pothuajse tërësisht braktisin dinamikën klasike të fushatës. Në vend të lajmeve për tubimet dhe mesazheve nga partitë, dominojnë analizat, intervistat, skenarët dhe llogaritjet paszgjedhore.
Sofje, 17 prill 2026 (MIA)
Pandorka ARSOVSKA GACOVA
Në ditën e fundit para zgjedhjeve, mediat bullgare pothuajse tërësisht braktisin dinamikën klasike të fushatës. Në vend të lajmeve për tubimet dhe mesazheve nga partitë, dominojnë analizat, intervistat, skenarët dhe llogaritjet paszgjedhore.
Gazetat sot përqendrohen më pak te mesazhet e reja dhe më shumë te ajo se si duket imazhi politik në finale.
Një prerje tipike e titujve kryesorë sot duket kështu: "Kush dha para për zgjedhjet, sa dhe kujt", "Si do të jetojmë pas zgjedhjeve", "Analistët dërgojnë gjashtë parti në parlament"...

Gazeta "Trud" publikoi të dhënat e pesë agjencive për zgjedhjet e 19 prillit. Sipas studimit të fundit nga Qendra për Analizë dhe Marketing, të kryer nga 3 deri më 14 prill, siç thuhet në tekst, gjashtë parti kanë një shans real për të hyrë në parlament. Ajo shtoi se rreth tre milionë votues pritet ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Gazeta me tirazhin më të madh "Telegraf" boton një artikull në lidhje me përgatitjen e makinave të votimit, për të cilat gazetarët dhe përfaqësuesit e partive vizituan dje magazinën ku ndodhen ato, me lejen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. "100 përqind e makinave do t'i nënshtrohen një inspektimi të plotë. Për këtë qëllim, ekspertët po punojnë në tre turne. Transporti për në KSHZ do të fillojë të premten në mbrëmje, së pari në qytete më të largëta dhe me sigurim nga Ministria e Punëve të Brendshme", thuhet në artikull.
Në mungesë të zhvillimeve të reja politike, mediat po e zhvendosin përmbajtjen e tyre në përmbledhjen e fushatës. Disa media po publikojnë intervista, opinione dhe analiza, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me atë se cilat parti mund të formojnë një koalicion, çfarë ndodh nëse nuk ka shumicë të qëndrueshme dhe sa realiste është të formohet një qeveri. Këto tekste shpesh bazohen në sondazhet e fundit, por paraqiten si skenarë politikë, jo si mesazhe fushate.
Dita e fundit është gjithashtu një ditë për ekspertët. Në vend të politikanëve, në plan të parë janë politologët, sociologët dhe analistët, të cilët në intervista për televizionet ose portalet onlajn, si dhe gazetat, sqarojnë se ç'farë mund të pritet gjatë zgjedhjeve dhe pas tyre.

Sociologët Dimitar Ganev, Borjana Dimitrova, Dobromir Zhivkov dhe Prvan Simeonov, siç është botuar nga gazeta "24 orë", nën titullin "Nervozizëm për çdo votë të dielën, një kabinet i paqartë më pas", japin opinionet e tyre. Ata presin 900,000 votues më shumë krahasuar me zgjedhjet e vitit 2024.

Rrjetet sociale si vazhdim i fushatës
Edhe pse fushata zyrtare përfundon, hapësira onlajn mbetet aktive. Një pjesë e mediave transmetojnë se çka shpërndahet në Fejsbuk dhe TikTok - nga videot e fundit të partive politike deri te reagimet e figurave publike.
Fundi i qetë i fushatës, fillimi i zhurmshëm i pritjeve

Skena mediatike, megjithëse i mungojnë mesazhe të reja politike, përmbledh të gjithë garën zgjedhore: cilat tema dominuan, cilat parti morën më shumë vota në sondazhe dhe çfarë mund të pritet.
Duke filluar nga nesër, vëmendja zhvendoset nga media te votuesit dhe te fakti nëse sondazhet do të përputhen vërtet me rezultatet. sa/
Foto: MIA