24 prill 2026
Shkup – Konferenca e XX-të e kryetarëve/spikerëve të Parlamenteve të Iniciativës Adriatiko-Joniane. (Salla e kristaltë/10:00)
Shkup - Seancë e Komisionit parlamentar legjislativ- juridik. (Salla 4/12:00)
Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, prof. dr. Vesna Janevska, do të marrë pjesë në hapjen e Laboratorit të ri për praktikat paraklinike në Fakultetin e Stomatologjisë pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi". (9:00)
Ohër - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov do të qëndrojë për vizitë pune në Ohër.
- Lutkovi do të mbajë konferencë shtypi me rastin e shpalljes së programit për edicionin e 66-të të Festivalit "Vera e Ohrit". (H. "Ineks Olgica"/10:30)
- Në orën 11:30 ministri do të vizitojë Kalanë e Samuilit dhe lokalitetin Mançevci në qendrën e vjetër të qytetit të Ohrit. (Është paraparë deklaratë për media në kështjellën e Kalasë së Samuilit/ 11:45)
Shkup - Tryezë e rrumbullakët - Vlerësim i nevojave dhe prioriteteve të zhvillimit të shkollave në të cilat mësohen gjuhët e anëtarëve të komuniteteve që janë nën 20 për qind. (Klubi i deputetëve/11:00)
Shkup - Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore do të mbajë debat publik në lidhje me propozim - strategjinë për mbrojtjen dhe përdorimin e trashëgimisë kulturore. (Muzeu Arkeologjik i Maqedonisë/10:00)
Shkup - Diskutime në kuadër të projektit Forum për dialog ndërdiskursiv "Philosophia Christiana". (Katedralja "Shën Klementi i Ohrit"/17:30)
Shkup - Takim letrar me temë "Vepra e Ani Ernos: kujtesa, gruaja dhe shoqëria", me rastin e Ditës botërore të librit. (Biblioteka kombëtare universitare "Shën Klimenti i Ohrit"/13:00)
_________________________________________________________________________
***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***