• сабота, 16 мај 2026
MIA Paralajmërime

23 prill 2026

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi do të takohet me kryetarin e Odës së Popujve të Asamblesë Parlamentare të Bosnjës dhe Hercegovinës, Kemal Ademoviq. (Kuvendi RMV-së, salla "E Gdhendur"/11:00)

Shkup - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë seancën e 98-të. (Salla "Maqedonia"/13:00)

Shkup - Komisioni parlamentar për Mundësi të Barabarta për Gratë dhe Burrat do të mbajë një debat mbikëqyrës me temën: "Zbatimi i ligjeve, politikave dhe masave institucionale për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, nga perspektiva e mundësive të barabarta, koordinimi institucional, sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e efikasitetit të veprimeve të autoriteteve ekzekutive." (Salla Boris Trajkovski/ 11:00; deklaratë për mediat do të japë Zhaklina Peshevska, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta për Gratë dhe Burrat, para fillimit të aktivitetit)

Shkup - Seancë e Komisionit parlamentar për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politika të Energjisë. (Salla 5/10:30)

Shkup - Seancë e Komisionit parlamentar për Transport, Transformim Digjital, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor. (Salla 6/10:30)

Shkup - Seancë e Komisionit parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime. (Salla 4/11:00)

Shkup - Seancë e Komisionit parlamentar për Sistem Politik dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Komuniteteve. (Salla 5/12:00)

Shkup - Seancë e Komisionit parlamentar Juridiko-Ligjdhënës. (Salla 6 /12:15)

Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, do të marrë pjesë dhe do të hapë takimin e punës me temë: "Korridori 8 - aktivitete dhe projekte", i cili organizohet në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian. (Takimi i punës është i mbyllur; deklarata për shtyp nga zëvendëskryeministri, Aleksandar Nikolloski, dhe zëvendës-shefi i Delegacionit të BE-së, Ben Nupnau në Klubin e deputetëve/ 10:00)

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, do të mbajë fjalim në një konferencë që shënon fillimin e fazës së dytë të projektit "Forcimi i arsimit dhe rregullimit profesional për infermierët dhe mamitë në Maqedoni 2026–2028". (Holidej In/11:15)

Strugë - Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas, në një vizitë zyrtare në Komunën e Strugës dhe takim me kryetarin e Komunës së Strugës, Mendi Qyra. (Komuna e Strugës/15:00; Deklarata për shtyp/16:00)

Probishtip - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave organizon forum në kuadër të fushatës "Zëri që dëgjojmë - më e mira maqedonase". (Shtëpia e Kulturës/18:00)

Shkup - Qyteti i Shkupit organizon konferencë "Shkupi - Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2028: Formësimi i së ardhmes së Shkupit". (h "Aleksandar pallas"/10:00)

Shkup - Unioni i Pavarur Akademik organizon debat me kandidatët për rektor të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi"-Shkup. (Instituti i Kimisë pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup/18:00)

Shkup - Instituti për Kërkime dhe Analiza Politike "Romalitiko" do të promovojë platformën e re rajonale të punësimit në Ballkanin Perëndimor - "Tregu i Punës në Ballkan". (Shtëpia e Evropës/ Europe House /15:30)

Shkup - Ndarja e çmimeve - statujave për menaxheret gra me rastin e 30-vjetorit të projekteve të "Marili" - "Përzgjedhja e menaxhereve gra më të suksesshme" dhe "Katalogu i biznesit të Republikës së Maqedonisë". (h. "Hilton")

_________________________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

 

Остани поврзан