• сабота, 16 мај 2026
MIA Paralajmërime - MKD

29 prill 2026

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova do të presë presidentin e Konfederatës Zvicerane, Gi Parmelan, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vendin tonë (mbërritja e ekipeve të akredituara mediatike në Kabinetin presidencial në orën 10:00).

- pritje me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake (10:30)

- takim tet a tet (10:45)

- takim dypalësh i dy delegacioneve (11:05)

- konferencë të përbashkët për shtyp (11:50)

- vendosje e luleve në varrin e Goce Dellçevit (12:45)

Shkup - Takimi i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi me presidentit e Konfederatës së Zvicrës, Gi Parmelan. (Salla "Dllaborez"/13:30)

Shkup - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë seancën e 98-të. (Salla"Maqedonia"/13:00)

Shkup - Seancë e Komisionit parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. (Salla 4/12:00)

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në seancën e Komitetit për investime publike. (Ministria e Financave/11:00, deklarata për mediat pas përfundimit të seancës)

Gostivar - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, do ta vizitojë Spitalin e Përgjithshëm "Dr. Ferid Murad" në Gostivar, me rastin e dorëzimit të pajisjeve mjekësore në kuadër të projektit PeriMAC. (9:00)

Shkup - Avokati i Popullit dhe projekti "Mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit", i financuar nga Bashkimi Evropian, organizojnë Konferencë për mediat ku do të prezantohen gjetjet nga Analiza për abuzimin seksual të fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut: gjendja, përgjigjja institucionale dhe sfidat. (në hapësirat e Avokatit të Popullit në Shkup/10:00)

Shkup - Forum rajonal për menaxhimin e mbeturinave, "Së bashku për një rajon pa mbeturina: drejt një sistemi rajonal funksional dhe të qëndrueshëm". (në. h. "Holidej In" /10:00)

Shkup - Debat publik i Klubit për çështje rinore me temë: "Ndikimi i përdorimit të rrjeteve sociale te të rinjtë dhe shëndeti i tyre mendor". (Salla"Boris Trajkovski"/11:00)

Shkup - Konferencë për shtyp e kryetarit të LSM-së, Slobodan Trendafilov. (në Shtëpinë e punëtorëve të LSM-së, në katin e 10-të/11:00)

Shkup - Sindikata e Pavarur për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën e Republikës së Maqedonisë - SASHK, në prag të 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punës, organizon konferencë me temë: "Politikat e punës dhe kontratat kolektive – korniza ligjore, zbatimi dhe sfidat". (11:00, ndërsa deklaratë për media e kryetarit të SASHK-ut dhe pjesëmarrësve në 10:45)

Shkup - Në Shkup do të mbahet konferencë kombëtare me temë "Dhuna me bazë gjinore në sport". (në Holidej In"/10:00)

Shkup - Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Lirisë së Medias, 3 maj, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë organizojnë dhurim vullnetar gjaku për gazetarët dhe punonjësit mediatikë. (në hapësirat e qendrës ditore të Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit – rruga: 11 Tetori 42a, 1000 Shkup, Maqedoni; nga ora 08:00 deri në 14:00; konferencë për shtyp në orën 10:00).

Shkup - Shkupi do të jetë nikoqir i Forumit për Mobilitet Kulturor 2026. (Pjesa e konferencave do të mbahet në Teatrin Shqiptar nga ora 09:00–12:30 dhe në QKM nga 14:30–16:30)

Shkup - Konferencë për shtyp e Shoqatës së personave me nevoja të veçanta SOS VITA – Shkup, për çështjen e trajtimit  jo të barabartë të organizatave në shtet. (Hapësirat e shoqatës SOS VITA - Çair/ 12:00)

_________________________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***
 
 

 

Тагови

Остани поврзан