• петок, 20 февруари 2026
MIA Paralajmërime MKD

18 shkurt 2026 

Shkup - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta mbajë seancën e 85-të. (Salla "Maqedonia"/11:00)

Shkup - Seancë e Komisionit të Kuvendit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive. (Salla "Boris Trajkovski"/12:00)

Shkup - Qeveria dhe Ministria e Financave, së bashku me UNDP-në, Organizatën ndërkombëtare të punës - ONP dhe Fakultetin ekonomik - Shkup, organizojnë konferencë "Formalizimi i ekonomisë joformale: Përmes bashkëpunimit deri te suksesi", ku fjalim do të mbajë kryeministri, Hristijan Mickoski. (h. "Aleksandar Pallas"/11:00, deklarata për media/11:30) 

Tiranë - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski do të marrë pjesë në Takimin ministror "Korridori VIII në momentin strategjik të Evropës: Lidhja, rezistenca përmes mobilitetit ushtarak dhe prosperiteti i ndarë përmes integrimit".

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska do të marrë pjesë në debatin publik për Propozim-ligjin e ri për arsim të lartë. (Universiteti "Nënë Tereza"/16:00/deklaratë e ministres Janevska para fillimit të diskutimit)

Shkup - Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Oliver Spasovski do të mbajë takim me ambasadorin francez, Kristof le Rigoler. (Salla e Strugës/12:00)

________________________________________________________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

Остани поврзан