• сабота, 14 март 2026
MIA Paralajmërime MKD

10 mars 2026

Varshavë - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova do të qëndrojë për vizitë pune në Poloni, ku do të marrë pjesë në shënimin komemorativ të Holokaustit të hebrenjve maqedonas, që do të mbahet në Kompleksin memorial dhe të muzeut "Treblinka".

Shkup - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta mbajë seancën e 92-të. (Salla "Maqedonia"/11:00)

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski do të kryejë inspektim në ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujit në vendin Kuçevishka Bara, komuna e Çuçer Sandevës. (Lokacioni  https://maps.app.goo.gl/7bUmLkt9C7NzUvZq5?g_st=iv ; Deklaratë për mediat /11:00)

Shkup - Ministria e Administratës Publike do të mbajë ngjarje Grupi tematik për menaxhim me resurset njerëzore dhe zhvillim profesional (HRMPD), të quajtur "Ndërtimi i kapaciteteve të institucioneve për trajnim të nëpunësve publik", të organizuar në bashkëpunim me Shkollën rajonale për administratë publike (ReSPA), Ambasadën e Francës në Republikën e Maqedonisë dhe Qendrën për Menaxhim me Ndryshimet. (h. "Holidej In"/09:00)

Shkup - Ministri i Sportit Borko Ristovski, ambasadori Mikalis Rokas, shef i delegacionit të Bashkimit Evropian, kryetari i Komitetit Olimpik, Daniel Dimevski dhe drejtori i QMBN, Aleksandar Krzhalovski do të mbajnë fjalim në konferencën "Lojë korrekte: barazi dhe zero tolerancë për dhunën me bazë gjinore". (h. "Holidej In"/10:30, deklarata për mediat/10:00-10:30)

Shkup - Deklaratë për mediat e drejtoreshës së Drejtorisë për të Ardhura Publike, Elena Petrova dhe drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vlatko Stojkoski. (Drejtoria rajonale e DAP-it-Shkup, rr. "11Tetori" nr. 27, Shkup përballë Barnatores bimore të Alkaloid/10:45)

Shkup -   Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, do të mbajë konferencë për media. (Press Qendra e Kuvendit të RMV-së/13:00)

Gjevgjeli - Drejtori i përgjithshëm i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Kolevski, do të marrë pjesë në ngjarjen me rastin e fillimit të rikonstruimit të objektit të Shërbimit rajonal të Fondit për Sigurim Shëndetësor në Gjevgjeli. (Objekti i Fondit për Sigurim Shëndetësor - Shërbimi rajonal Gjevgjeli/11:00; është parashikuar deklaratë për mediat, pas ngjarjes drejtori i përgjithshëm do ta vizitojë edhe Spitalin e përgjithshëm-Gjevgjeli)

Shkup - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do ta mbajë seancën e 29-të.  (https://zoom.us/j/96823721187?pwd=PPmoj12Fm6u3O6K1aqwJJA0bmIr355.1/12:00)

Shkup - Shoqata SOS VITA-Shkup do të ndajë pako me produkte ushqimore për personat me nevoja të veçanta, anëtarë të shoqatës me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit. (Hapësirat e Shoqatës SOS VITA/13:00)

______________________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

 

 

 

Остани поврзан