MIA Paralajmërime - MKD
- Shkup - Në hapjen zyrtare të Tregut sot do të mbajnë fjalim kryeministri Hristijan Mickoski, ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska, drejtori i përgjithshëm i MEMO-s Zoran Gjorgjievski, drejtori i përgjithshëm i SKRR dhe kryetari i Bordit të Drejtorëve të ADEKS Anzhe Predovnik, si dhe Martin Martinovski, ekspert i energjisë elektrike dhe statistikave në Komunitetin e Energjisë. (h. "Holidej In" / 11:00)
6 maj 2026
Shkup - Në hapjen zyrtare të Tregut sot do të mbajnë fjalim kryeministri Hristijan Mickoski, ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska, drejtori i përgjithshëm i MEMO-s Zoran Gjorgjievski, drejtori i përgjithshëm i SKRR dhe kryetari i Bordit të Drejtorëve të ADEKS Anzhe Predovnik, si dhe Martin Martinovski, ekspert i energjisë elektrike dhe statistikave në Komunitetin e Energjisë. (h. "Holidej In" / 11:00)
Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski do të marrë pjesë në hapjen e pjesës së dytë të Departamentit të rindërtuar për punë administrative në ndërtesën e TVM-së. (12:00)
Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska do të mbajë fjalim në panel-diskutimin e fundit në kuadër të fushatës "Magjia është në dituri". (Klubi i deputetëve/11:00)
Shkup - Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski do të mbajë fjalim në Konferencën e tretë rajonale të kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar. (h. "Aleksandar Palas"/09:00, deklarata për mediat/10:00)
Shkup - Ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini Fatmir Limani dhe përfaqësuesja e UNICEF-it në Maqedoni, Lesli Miler do të mbajnë fjalim në konferencën "Investimi në çdo fëmijë - nxitje e kapitalit njerëzor, punësimit të grave dhe rritjes gjithëpërfshirëse". (h. "Meriot"/11:00)
Gradsko - Tribunë në kuadër të fushatës "Zëri që e dëgjojmë - më e mira e Maqedonisë", që e organizon Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. (Salla e komunës/19:00)
Shkup - Qendra për hulumtime strategjike "Ksente Bogoev" pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) organizon debat shkencor me temën "Statusi penal-juridik dhe juridik-civil i personave juridik". (ASHAM/12:00)
Shkup - Instituti për histori kombëtare - Shkup, në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer organizon ngjarje "Dialog për histori dhe strategji" me temën "Momenti themelues i Evropës: Pse u krijua Bashkimi Evropian dhe ç'farë domethënie ka ai sot". (Porta "Maqedonia"/ 10:30-11:00)
Shkup - Klubi diplomatik - Shkup dhe Fakulteti juridik në kuadër të USHCM-së organizojnë konferencë "30 vjet në rrugën evropiane: Maqedonia e Veriut-Bashkimi Evropian - hapat e ardhshëm". (Fakulteti Juridik - USHCM/10:30)
Shkup - Asociacioni për edukim shëndetësor dhe hulumtime (HERA) dhe Asociacioni i gjinekologëve dhe akushereve të Maqedonisë (MAGO) organizojnë ngjarje me rastin e mbajtjes së trajnimit për peromenopauzë të desitubar për punonjësit shëndetësor. (h. "Holidej In"/13:30, deklarata për mediat do të japin Olivera Stojkovska nga HERA, Marta Tunxheva, mjeke familjare dhe Stefania Mitrovska nga IPSH KU për psikiatri/13:00)
________________________________________________________________________
***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***