MIA Paralajmërime MKD
- 19 shkurt 2026
19 shkurt 2026
Shkup - Kuvendi do të vazhdojë seancën e 85-të. (Salla "Maqedonia"/12:00)
Shkup - Seancë e Komisionit për Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor. (Kuvendi i RMV-së, Salla 6/11:00)
Shkup - Seancë e Komisionit juridiko-ligjvënës. (Kuvendi i RMV-së, Salla 6/11:15)
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Muçunski dhe Ministri i Financave i Republikës së Sllovakisë, Ladislav Kamenicki do të hapin Biznes forumin Maqedoni e Veriut-Sllovaki, që do të mbahet në Shkup.(h. "Holidej In"/9:30)
Gostivar - Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor organizon një ngjarje promovuese me rastin e prezantimit zyrtar dhe lëshimit në përdorim të pajisjeve të sapodërguara speciale për deponinë Rusino, në kuadër të Projektit Rajonal për menaxhim me mbeturina të ngurta. (Deponia Rusino, fshati Sushicë, https://maps.google.com/?q=41.761375,20.885044/11:00)
Shkup - Instituti i Gjuhës Maqedonase "Kërste Misirkov" - Shkup do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. (Amfiteatri i Institutit/11:00)
Shkup - Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, do të japë llogaridhënie për punën e bërë në 100 ditët e para që nga marrja e detyrës. (Filharmonia e Maqedonisë/19.00)
________________________________________________________________________
*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*