• петок, 15 мај 2026
MIA Paralajmërime MKD

13 maj 2026 

Shkup - Seancë e Komisionit kuvendor për Arsim, Shkencë dhe Sport. (Salla 6/10:30)

Shkup - Seancë e Komisionit kuvendor për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive (Salla "Boris Trajkovski"12:00) 

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski do të mbajë fjalim në hapjen e pjesës së rikonstruuar të Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit "8 Shtatori" në Shkup. (11:00, pas ngjarjes, është planifikuar kryeministri Mickoski të japë deklaratë për mediat)

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, zëvendësambasadorja e Zvicrës, Mihal Harari dhe drejtori i Qendrës për Zhvillimin e Arsimit Profesional, Besnik Zendeli do të promovojnë një udhëzues onlajn për kualifikime - www.kvalifikacii.crso.gov.mk, një platformë e përpunuar me mbështetjen e Ambasadës zvicerane, e cila duhet t'ua lehtësojë zgjedhjen nxënësve të shkollave fillore gjatë regjistrimit në arsimin e mesëm. (MASH/ 11:00)

Shkup - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, do të realizojë brifing me përfaqësuesit e mediave. (hapësirat e Ministrisë, qendra për media në katin e shtatë/10:00)

Shkup - Rrjeti holandez i shitjes me pakicë SPAR zyrtarisht hyn në tregun e Maqedonisë së Veriut të shitjes me pakicë me hapjen e marketit të parë INTERSPAR në vend, i vendosur në kompleksin Retail Fresh Store. (Bulevardi "Brigada Maqedonase-Kosovare"  11/1/ 18:00)

___________________________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

 

Остани поврзан