• недела, 22 март 2026
MIA Paralajmërime - MKD

2 mars 2026 

Shkup - Ambasadori i Francës në vend, Kristof Le Rigoler do ta vizitëjë Kuvendin dhe do të realizojë takim me Boban Karapejovski, koordinator i grupit të deputetëve të Lëvizjes ZNAM - Për Maqedoninë tonë. (Kuvendi i RMV-së, Salla e Strugës/10:00).

Shkup - Iniciativë rajonale kundër korrupsionit (RAI) organizon "Stërvitje për përfaqësues të Policisë/Ministrisë së Punëve të Brendshme në sferën e Vlerësimit të rrezikut nga korrupsioni dhe kontroll të legjislaturës për pengimin e korrupsionit", ku fjalime hyrëse do të mbajnë Adem Çuçul, kryetar i Komisionit për pengimin e korrupsionit të Maqedonisë së Veriut dhe Albert Hani, drejtor i Iniciativës rajonale për antikorrupsion. (h. "Aleksandar Pallas/9?00, regjistrimi i pjesëmarrësve prej 8:30, pas sesionit hyrës deklarata për media në 9:30 nga Çuçul dhe Hani)

Shkup - Prokuroria themelore publike Kumanovë do të mbajë brifing për gazetarë lidhur me lëndën për vrasjen në Nagoriçan të Vjetër në hapësirat e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup. (12:00, pas brifingut është paraparë deklaratë e shkurtë për media)

Shkup - Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, në bashkëpunim me programin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) do t'i ndajë çmimet për gazetarë për vitin 2025, me temë "Ballafaqimi me ndotjen e ajrit në RMV. (Shtëpia Evropian/12:30)

__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

Остани поврзан