• петок, 15 мај 2026

MIA në Sofje: Bullgaria Progresive e Radevit kryeson në të gjitha anketat, pritet pjesëmarrje e lartë, por edhe pasiguri rreth koalicioneve të mundshme

MIA në Sofje: Bullgaria Progresive e Radevit kryeson në të gjitha anketat, pritet pjesëmarrje e lartë, por edhe pasiguri rreth koalicioneve të mundshme

Sofje, 17 prill 2026 (MIA) - Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Bullgari të dielën, partitë po ndërmarrin hapat e tyre të fundit për të mobilizuar votuesit.

Sipas rezultateve të shumicës së anketave parazgjedhore, pritet fitore e koalicionit të ish presidentit bullgar Rumen Radev, ndërsa nuanca të vogla në parashikimet ka në lidhje me ndryshimin midis tyre dhe partisë së dytë GERB-SDS të ish kryeministrit Bojko Borisov, si dhe nëse në Parlament do të futen pesë parti, ose koalicione dhe sa nga pjesëmarrësit në garën zgjedhore do të arrijnë të kalojnë pragun prej 4 për qind.

Sipas anketës së fundit të mendimit publik të realizuar nga "Media links" financuar bashkërisht nga bTV, realizuar nga 7 deri më 14 prill, duke përfshirë 1.003 persona mbi 18 vjeç, duke përdorur intervista sy më sy dhe anketa onlajn, Bullgaria do të ketë një parlament të përbërë nga pesë parti, me një lider shumë të qartë të shprehur i cili ka ambicien të sjellë një ndryshim në modelin e qeverisjes politike. Koalicioni i Radevit praktikisht do të jetë fituesi i pamohueshëm me më shumë mandate të fituara dhe pjesëmarrje votuesish prej 61 për qind.

Konkretisht, në anketën për partinë Bullgaria Progresive të Radevit janë prononcuar 30.8 për qind e të anketuarve, e dyta është GERB - SDS me 18 për qind, PP - DB me 11.2 për qind, vijon DPS e Deljan Peevskit me 6.5 për qind dhe Prerodba e Kostadin Kostadinovit me 4.2 për qind. Disa parti nga përbërja aktuale e parlamentit - Veliçie, Sijanie, ME{ dhe BSP - OL - janë nën pragun prej 4 për qind.

Me rezultate të tilla në ditën e votimit, Bullgaria progresive e Radevit do të fitonte 109 vende në përbërjen e ardhshme të Kuvendit popullor, GERB - SDS e Borisovit - 57 mandate, PP - DB - 37 deputetë, DPS - 21 dhe Prerodba 16 deputetë.

Kjo renditje e mandateve të Radevit do t’i jepte atij mundësinë për të formuar shumicën me një koalicion të njërës prej katër partive të tjera që do të hyjnë në parlament, por kjo konsiderohet e pamjaftueshme për një shumicë prej dy të tretash (161 deputetë), gjë që do t’i lejonte atij të reformonte gjyqësorin.

Anketa e kryer nga agjencia "Merka" për Radion kombëtare bullgare tregon se Bullgaria Progresive do të fitojë më shumë vota, ndërsa diferenca me GERB - SDS të Borisovit do të ishte 16 për qind dhe përveç pesë partive/koalicioneve që me siguri do të hyjnë në Kuvendin kombëtar, pragun për ta arritur është edhe BSP - OL me 4 për qind të mbështetjes.

Analisti politik Dimitar Hristov, në deklaratën për MIA-n, vlerëson se anketat duhet të merren ende me rezerva. Ai beson se në shumicën e parashikimeve ekziston një tendencë për t'i dhënë përparësi partisë së re, përkatësisht koalicionit të Rumen Radevit- Bullgarisë Progresive dhe kjo sipas tij korrespondon me pritjet e shumicës së bullgarëve për një lloj ndryshimi.

Në një intervistë për bTV, kreu i GERB-SDS, Borisov në lidhje me mundësinë e koalicioneve paszgjedhore se po i jep fund politikës së kompromiseve, duke mbrojtur pastaj pjesëmarrjen e partisë së tij në koalicione të ndryshme, kritikoi ashpër PP-DB dhe Rumen Radevin.

"Partia ime është në një situatë ku kompromiset nuk mund të bëhen më. Ne kemi bërë kompromise të mëdha në emër të shtetit, në emër të stabilitetit, por kjo ka mbaruar. Që tani e tutje, ose do të ketë vendime të qarta, të sakta dhe të parashikueshme, ose thjesht nuk do të marrim pjesë në qeverisje" ka qenë decid Borisovi në intervistën e publikuar dje.

Foto: MIA/EPA

 

Остани поврзан