• петок, 06 март 2026

MIA në Qipro: Në Pallatin presidencial në Nikozi funksionon Pres qendra për informim në kohë mbi situatën në vend

MIA në Qipro: Në Pallatin presidencial në Nikozi funksionon Pres qendra për informim në kohë mbi situatën në vend

Nikozi, 6 mars 2026 (MIA) – Pas sulmit me dron ndaj bazave britanike pranë Limasolit, në Pallatin presidencial në Nikozi u hap Pres qendër me qëllim informimin e shpejtë dhe në kohë të gazetarëve dhe publikut e cila funksionon çdo ditë për gazetarët nga mediat qipriote dhe të huaja, raporton korrespondentja e MIA. 

Pres qendra funksionon gjatë gjithë ditës, ndërsa zëdhënësi i qeverisë së Qipros, Konstantinos Letibiotis, mban takime informuese, një ose më shumë herë në ditë, varësisht nga rrjedha e ngjarjeve.

"Si pjesë e përpjekjeve tona për informacion të vazhdueshëm, të rregullt dhe në kohë në Pallatin presidencial funksionon Pres qendra, e hapur për të gjitha mediat e cila do të funksionojë nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 9 të mbrëmjes, me qëllim të informimit të vazhdueshëm dhe të drejtpërdrejtë", tha Letibiotis në brifingun të martën kur u hap Pres qendra dhe vazhdon të funksionojë edhe sot.

Ditëve të fundit, në lidhje me situatën e re, Qeveria qipriote theksin e vendosi në informimin në kohë dhe të saktë të publikut dhe luftës kundër lajmeve të rrejshme dhe dezinformimit, veçanërisht në rrjetet sociale. 

Kjo u trajtua disa herë nga zëdhënësi i qeverisë, si dhe nga presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Hristodulidis i cili në një mesazh televiziv të mërkurën tha se "informacioni në kohë dhe konfidencial për publikun është një parakusht themelor për një trajtim të përgjegjshëm dhe të qetë të situatës së përgjithshme".

Apeli i qeverisë qipriote drejt qytetarëve është që të marrin informacione të verifikuara në media, si dhe nga kanalet zyrtare të Qeverisë.

Foto: MIA

 

Тагови

Остани поврзан