• вторник, 15 септември 2026

MIA në Asamblenë e përgjithshme të ABNA-EJL në Trieshtë, drejtori Janevski rizgjidhet anëtar i Bordit drejtues të agjencive të lajmeve

MIA në Asamblenë e përgjithshme të ABNA-EJL në Trieshtë, drejtori Janevski rizgjidhet anëtar i Bordit drejtues të agjencive të lajmeve

Trieshtë, 10 shtator 2026 (MIA) - "Ballkani mblidhet në Trieshtë" ka qenë tema e konferencës ndërkombëtare dyditore e këtij viti nga ana e Shoqatës së Agjencive së lajmeve ballkanike - Evropa Juglindore që u mbajt në Trieshtë të Italisë, nën organizimin e Agjencisë italiane të lajmeve ANSA në të cilën mori pjesë edhe MIA.

Në konferencë, drejtorët dhe kryeredaktorët e anëtareve të ABNA - EJL, si dhe përfaqësues politikë nga rajoni dhe ekspertë të mediave, debatuan mbi rolin e agjencive të lajmeve në forcimin e bashkëpunimit rajonal, ruajtjen e lirisë së medias dhe përballjen me dezinformimin.

Drejtori ekzekutiv i ANSA-s, Stefano de Alesandri, Sekretari i deritashëm i përgjithshëm i ABNA-EJL dhe drejtori i Agjencisë bullgare të lajmeve BTA, Kiril Valçev dhe kryetari i ABNA-EJL dhe zëvendësdrejtori i Agjencisë federale të lajmeve të Bosnje e Hercegovinës (FENA), Ilija Musa, mbajtën disa panele dhe trajtuan lirinë e medias, duke theksuar sfidat kryesore me të cilat përballen gazetarët në rajon.

Konferenca në Trieshtë u mbajt në kuadër të Asamblesë së 34-të të përgjithshme të ABNA-EJL, në të cilën MIA u përfaqësua nga kryeredaktorja dhe redaktorja përgjegjëse, Pandorka Arsovska-Gacova dhe redaktorja Violeta Gerov.

Në Kuvend u miratua buxheti dhe programi i punës së ABNA-EJL për vitin 2026, ndërsa u rizgjodhën edhe anëtarët e Bordit drejtues, përfshirë edhe drejtorin e MIA-s, Darko Janevski. Pjesëmarrësit e shkarkuan Kiril Vallçevin nga detyra e Sekretarit të përgjithshëm të ABNA-EJL me kërkesë të tij për shkak të kandidaturës për zëvendëspresident të Bullgarisë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në tetor të këtij viti. Në vend të tij u zgjodh Evgenija Drumeva e cila do të shërbejë edhe si drejtoreshë e përgjithshme e BTA-së. Mandati i Drumevës në ABNA-EJL është dy vjet.

Vitin e ardhshëm, nikoqir i Asamblesë vjetore të Agjencive të lajmeve nga Ballkani dhe Evropa Juglindore është Agjencia boshnjake e lajmeve FENA.

Në ABNA-EJL si anëtare janë 11 agjenci lajmesh - MIA, ATA, "Anadollu", BTA, FENA, CNA, ANA-MPA, Kosova press, MINA, Axherpres dhe ANSA. Në Asamblenë e 30-të të përgjithshme e cila u mbajt në Burgas të Bullgarisë në vitin 2022, ABNA-EJL, nga një organizatë joformale që vepron prej më shumë se 30 vitesh u shndërrua në një Shoqatë formale, një shoqatë e regjistruar si person juridik me Statutin e vet dhe rregullat e sjelljes për të gjithë anëtarët si dhe kriteret që duhet të përmbushin ata që duan të bëhen pjesë e këtij Asociacioni në të ardhmen. Në takimin në Burgas u miratua Statuti i cili u krijua në bazë të dokumentit ligjor të Aleancës Evropiane të Agjencive së lajmeve i cili në fakt e afron ABNA-EJL me standardet evropiane dhe rregullat e BE-së në funksionimin e saj.