• сабота, 24 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

MIA me demant për gjoja intervistën me Mickoskin për promovimin e aplikacionit për tregti

MIA me demant për gjoja intervistën me Mickoskin për promovimin e aplikacionit për tregti

Shkup, 22 prill 2025 (MIA) – Agjencia Informative Mediatike demanton se ka xhiruar intervistë me kryeministrin Hristian Mickoski, në të cilën ai flet për aplikacion për tregti me bitkoina dhe me kriptovaluta të tjera. 

Në rrjetet sociale është publikuar një link me titull “Hristian Mickoski: Milionerët u çmendën! Ata krijuan aplikacion i cili mundëson që çdonjëri të pasurohet”, në të cilin është publikuar informacion i rremë, se kryeredaktorja përgjegjëse Ana Cvetkovska ka biseduar me kryeministrin Mickoski për aplikacionin për tregti. Gjatë kësaj janë keqpërdorur emri i Agjencisë, është shfaqur me logo të ndryshuar, si dhe fotografi të MIA-s. 

Në emrin e ndikimit, besimit dhe informacioneve të sakta dhe të verifikuara, që është motoja e punës së MIA-s, theksojmë se përmbajtja në tekst është plotësisht e trilluar dhe e rreme. Ky është keqpërdorim klasik i ndikimit të MIA-s dhe i informojmë shfrytëzuesit dhe lexuesit tanë se bëhet fjalë për intervistë plotësisht të pasaktë, manipulim të qytetarëve dhe informacion i rremë klasik, intervistë të trilluar me kryeministrin Mickoski në MIA, për çka rasti është denoncuar te institucionet kompetente prej të cilëve presim reagim adekuat dhe sanksione për kryerësit. fc/

 

Тагови

Остани поврзан