MIA Flesh
- Shkup - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, sot qëndroi për vizitë pune në Komunën e Kërçovës, ku realizoi takim me kryetarin e komunës, Aleksandar Jovanovski. Siç informojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, në takim u biseduan çështjet dhe prioritetet aktuale të qytetarëve të Kërçovës, si dhe avancimi i bashkëpunimit midis vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve shtetërore. Në kuadër të vizitës, Kryetari Gashi mori pjesë edhe në hapjen e zyrave të deputetëve për kontakt me qytetarët.
18:00/17 shtator/2026
Shkup - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, sot qëndroi për vizitë pune në Komunën e Kërçovës, ku realizoi takim me kryetarin e komunës, Aleksandar Jovanovski. Siç informojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, në takim u biseduan çështjet dhe prioritetet aktuale të qytetarëve të Kërçovës, si dhe avancimi i bashkëpunimit midis vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve shtetërore. Në kuadër të vizitës, Kryetari Gashi mori pjesë edhe në hapjen e zyrave të deputetëve për kontakt me qytetarët.
Shkup - Ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati sot priti në takim ambasadorin e OSBE-së në Shkup, Kilian Val. Në fillim të takimit, siç njoftoi Ministria, ministri Ferati falënderoi ambasadorin Val për mbështetjen që do t’i japë OSBE ministrisë, me pesë ekspertë tematikë dhe një lead ekspert me qëllim të mbështetjes për ndërtimin e Strategjisë nacionale për zhvillimin e interkulturalizmit dhe kohezionit shoqëror.
Ohër - Në aksin afër fshatit Botun të autostradës Kërçovë - Ohër, po zbatohet një teknikë e veçantë për stabilizimin e tokës, me të cilën krijohet një strukturë e fortë nëntokësore që duhet të sigurojë stabilitetin e themelit të autostradës, deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve dhe zëvendëskryeministër, Aleksandar Nikolloski. Nikolloski, së bashku me drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, sot inspektuan punimet për stabilizimin e shpateve të trasesë pranë Botunit.
Ohër - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, i cili sot së bashku me drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Koce Trajanovski, inspektoi punimet për stabilizimin e pjerrësive pranë Botunit, në një deklaratë për mediat foli për aktivitetet ndërtimore në pjesën më komplekse të autostradës pranë Botunit, si dhe për zgjidhjen teknike me të cilën po stabilizohet terreni i paqëndrueshëm. Ai theksoi se kushtet specifike të terrenit deri më tani kanë paraqitur një sfidë serioze për ndërtimin, por me angazhimin e ekspertëve vendorë dhe të huaj është gjetur një zgjidhje. Nikolloski shpjegoi se problemi buron nga karakteristikat natyrore të terrenit, të cilat e vështirësojnë stabilizimin e tij, njoftoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
Shkup - Kryetarja e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve në Kuvend, Zhaklina Peshevska, sot realizoi takim të rregullt me Grupin e Punës për Ndjekjen e Zbatimit të Planit të Veprimit për Avancimin e Barazisë midis Grave dhe Burrave në Kuvend. Në takim, siç informoi pres shërbimi i Kuvendit, u shqyrtua realizimi i aktiviteteve të parashikuara nga Plani i Veprimit deri më sot. Gjatë revizionit të bërë, Grupi i Punës konstatoi se një pjesë e konsiderueshme e aktiviteteve të parashikuara janë realizuar, gjë që është hap i rëndësishëm në avancimin e barazisë dhe mundësive të barabarta brenda Kuvendit.
Shkup - Banka e Zhvillimit pranë Këshillit të Evropës (CEB) është partner afatgjatë dhe i rëndësishëm i vendit në realizimin e projekteve që synojnë përmirësimin e arsimit, infrastrukturës sociale dhe përkrahjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme. Fokusi i bashkëpunimit është orientuar drejt realizimit të projekteve që sjellin përfitime konkrete për qytetarët dhe kontribuojnë në zhvillimin ekonomik.
Shkup - Pronari i diskotekës "Puls" në Koçan, Dejan Jovanov, nuk ua kishte dhënë për inspektim licencën e punës zyrtarëve policorë gjatë kontrollit në vitin 2023, ndërsa qasja në objekt ishte plotësisht e bllokuar nga automjetet e parkuara - dëshmoi sot inspektorja e pavarur pranë Qendrës rajonale për çështje kufitare Lindje – Dellçevë, Despina Simeonova, në gjykimin kundër nëntë zyrtarëve policorë të akuzuar në lidhje me zjarrin në "Puls".
Moskë - Kremlini sot bëri të ditur se sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Rusisë do t' ndërlikojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje paqeje për Ukrainën, raportuan mediat britanike. Dhoma e Përfaqësuesve të ShBA-së miratoi dje një paketë të madhe sanksionesh që synojnë rritjen e presionit ekonomik mbi Rusinë për shkak të luftës së saj në Ukrainë dhe ia dërgoi projektligjin Presidentit Donald Tramp për nënshkrim.
Jerevan - Kryeministri armen, Nikoll Pashinjan, tha sot se Jerevani nuk është kundër mbylljes së bazës ushtarake ruse në vend. "Asnjëherë nuk e kemi vendosur në rend dite çështjen për bazën ruse që punon në Armeni. Megjithatë, nëse Moska dëshiron ta mbyllë bazën e saj të 102-të ushtarake, e cila gjendet në qytetin veriperëndimor Gjumri, Armenia nuk do të kundërshtohet në këtë", citoi Pashinjan.
Kiev/Moskë - Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer përsëri trupa të ushtarëve, njoftuan sot autoritetet e të dyja shteteve, raportoi DPA. Shtabi koordinues i Ukrainës për trajtimin e të burgosurve të luftës bëri të ditur se Kievi kishte marrë 252 trupa "të qytetarëve ukrainas, përfshirë personel ushtarak". Eshtrat e 23 ushtarëve rusë iu dorëzuan palës ruse, sipas raportimeve të mediave lokale.
Pekin - Gjeologët kanë zbuluar dy burime të mëdha uji nën shkretëtirën më të madhe të Kinës në rajonin Sinxhiang, të cilat mund të ofrojnë një burim të ri të vlefshëm për projektet e reduktimit të rërës, si dhe për bujqësinë, theksohet në raportet e mediave kineze.