MIA Flesh
- Shkup - Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski sot do të marrë pjesë në hapjen e trafostacionit të ri "TS Centralna" në Shkup. Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, ngjarja është me rastin e shënimit të 20 viteve punë e përkushtuar dhe investime në infrastrukturën energjetike.
09:00/27 mars/2026
Shkup - Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski sot do të marrë pjesë në hapjen e trafostacionit të ri "TS Centralna" në Shkup. Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, ngjarja është me rastin e shënimit të 20 viteve punë e përkushtuar dhe investime në infrastrukturën energjetike.
Shkup - Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, si dhe Komisioni ligjvënës-juridik. Në rend dite të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive është Propozim ligji për Këshillin e prokurorëve publikë të RMV-së, në lexim të parë, dhe Shqyrtimi i Raportit të Komisionit ligjvënës-juridik rreth Propozimit të ligjit për prokurorinë publike - leximi i dytë. Siç informuan nga Ministria e Drejtësisë, Propozim-ligji për Këshillin e prokurorëve publikë paraqet hap të rëndësishëm drejt përforcimit të pavarësisë, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit të prokurorisë publike.
Shkup - Në Ohër sot do të mbahet Forumi i pesë interparlamentar i delegacioneve të Evropës Juglindore në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.mSiç njofton shërbimi për shtyp i Kuvendit, fjalë hyrëse në Forum do të ketë Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Pere Pons, kryetar i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (i cili do të drejtohet me videomesazh), Roberto Montella, sekretar i përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, ambasadori Kilian Val, shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Eugenio Zofili, nënkryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Kirijakos Haxhijani, dhe i dërguar special për EJL-në, dhe Monika Zajkova, udhëheqëse e Delegacionit të Maqedonisë së Veriut në AP të OSBE-së.
Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se është miratuar Strategjia për arsim 2026-2032 dhe Plani i veprimit për zbatimin e tij. "Strategjia në muajt e fundit është përpunuar përmes një debati të gjerë, me pjesëmarrjen e faktorëve të shumtë - Delegacioni i BE-së, UNICEF, Banka Botërore, GIZ, UNDP, ETF, Oda Ekonomike, Ambasada Zvicerane, Byroja për Zhvillimin e Arsimit, Qendra për Zhvillim të Arsimit Profesional, Qendra Shtetërore e Provimeve, Inspektorati Shtetëror Arsimor, profesorë universitar, sektori joqeveritar. Grupin e punës e përbëjnë mbi 100 anëtarë të nominuar nga palë kyçe të interesuara, u organizuan katër konferenca kombëtare me më shumë se 500 pjesëmarrës, ndërsa nga ana e ekspertëve të angazhuar u zbatuan konsultime me mbi 500 të anketuar", citon MASH në postim.
Shkup - Rreth 60 nxënës të shkollave të mesme morën pjesë në dialogun me presdienten e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova, që u mbajt në Kabinetin presidencial në organizim të Këshillit për të rinj, ceket në kumtesën nga Kabineti i Siljanovska-Davkovës, të cilën MIA e publikon në formë integrale. Lëndë e debatit ishin çështje të vështira: siguria e të rinjve në botë jo të sigurt; arsimimi mediatik në një ambient të hiperproduksionit informues; presioni për të qenë i suksesshëm në një garë jo çdoherë të barabartë, si dhe raporti i të rinjve ndaj pirjes së duhanit dhe marihuanës dhe zhvillimi i vetëdijes dhe rezistencës ndaj varshmërisë.
Paris - Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të G7 në takimin në manastirin Vo de Serne në afërsi të Parisit, qartë e shprehën qëllimin e tyre ta nxisin Uashingtonin drejt depërshkallëzimit në Lindjen e Mesme, njëkohësisht duke theksuar se mbështetja për Ukrainën duhet të mbetet prioritet. Sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio sot i'u bashkangjit kolegëve pas turneut të tij të parë të huaj pasi SHBA dhe Izraeli e sulmuan Iranin më 28 shkurt. Para mbërritjes, Rubio tha se është në interesin kombëtar të vendeve të G7 të ndihmojnë në zhbllokimin e Ngushticës së Hormuzit, të cilën Teherani e mban nën bllokadë pothuajse një muaj.
Bruksel - Shtetet e eurozonës në takimin e sotëm onlajn do të bisedojnë për masat kundër rritjes së çmimeve të energjisë të shkaktuara nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, thuhet në programin e Eurogrupit. Komisioni Evropian (KE) në dokumentin e punës të paraqitur përpara takimit se Unioni përballet me ndërprerje të mundshme të furnizimit.
Nju-Jork - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara këtë mëngjes do të mbajë seancë të mbyllur për Iranin. Takimin e kërkoi Rusia, e cila ngriti çështjen e sulmeve të ShBA-së dhe Izraelit ndaj infrastrukturës civile në vend, deklaruan vonë mbrëmë dy diplomatë të KB-së, të cilët kërkuan anonimitet sepse seanca nuk është e hapur për publikun.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp dërgoi kritikë të re të ashpër ndaj Britanisë së Madhe për shkak të qëndrimit të saj për luftën me Iranin, për kryeministrin Kir Starmer se ka bërë "gabim të madh", ndërsa anijet ushtarake britanike i quajti "lodra". Trampi tha se është "shumë i zhgënjyer" nga refuzimi i Londrës të lejojë shfrytëzimin e bazave të saj në fillimin e sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit.
Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp e kritikoi Gjermaninë për atë që nuk po kontribuon në përpjekjet për sigurimin e ngushticës së Hormuzit, duke thënë se konsideron që është "joadekuate" prëfaqësuesit gjermanë të thonë se konflikti në iran nuk është luftë e tyre, kumtoi DPA. Gjatë takimit të kabinetit të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, Trampi nuk përmendi me emër se cili përfaqësues gjerman ka një deklaratë të tillëduke thënë se ai është koment nga "lideri i Gjermanisë".
Pekin - Kina është e gatshme të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me ShBA-në, deklaroi ministri kinez i Tregtisë Vang Ventao pas një takimi me përfaqësuesin e Tregtisë së ShBA-së Xhejmison Grir në margjinat e një takimi të Organizatës Botërore të Tregtisë në Kamerun. Ventao theksoi se ekonomia dhe tregtia duhet të jenë forca lëvizëse e marrëdhënieve midis Kinës dhe ShBA-së dhe se të dyja palët duhet të "menaxhojnë saktë marrëdhënien midis konkurrencës dhe bashkëpunimit".
Uashington - Ministria e Financave e SHBA-së publikoi se nënshkrimi i presidentit Donald Tramp do të përfshihet në kartëmonedhat e reja dollarëshe, që është hera e parë në historinë e kartëmonedhave të figurojë emri i presidentit aktual. Kartëmonedhat e para prej 100 dollarësh me nënshkrimin e ri do të shtypen në qershor, ndërsa më vonë edhe vlera tjera nominale. Nga viti 1861 në paratë amerikane tradicionalisht qëndron vetëm nënshkrimi i ministrit të Financave. Ministri aktual Skot Besent tha se kjo është mënyra të njihen "arritjet historike" të presidentit Tramp.