• четврток, 16 април 2026
MIA Flesh

15:00 / 27 mars / 2026

Shkup - Investimi  prej 22 milionë eurove në trafostacion të ri sjell stabilitet energjetik dhe paraqet vepër të rëndësishme investuese edhe për qytetin e Shkupit, por edhe për shtetin, tha kryeministri Hristijan Mickoski. "Bëhet fjalë për një investim prej rreth 22 milionë eurosh, diçka që do të përmirësojë stabilitetin e sistemit, të rrjetit në nivel tensioni 110 kilovolt, besueshmërinë natyrisht, dhe do të hapë perspektivë për rreth 20 vitet e ardhshme për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave nga aspekti energjetik, pikat e lidhjes e tjerë, që do të jenë të nevojshme për zhvillimin e Qytetit të Shkupit", thotë Micskoski në lëshimin në përdorim të këtij objekti energjetik. Me këtë rast ai ka shprehur pritje për investime të reja në kapacitete energjetike.

Shkup - Prokurori publik i sapozgjedhur shtetëror Nenad Saveski thotë se asnjëherë nuk do të komentojë deklaratën e askujt duke theksuar se gjëja e parë që bëri pasi mori detyrën ishte takimi me prokurorët publikë në Prokurorinë Publike të Shtetit dhe njoftoi se planifikon takime me të gjithë prokurorët publikë, përkatësisht në zonat e prokurorive të larta publike, të cilat janë katër, dhe pastaj me ato themelore. I pyetur për komentin e deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski se pret përgjigje për punën e Katica Janevës dhe PTHP-së, Saveski në deklaratë për mediat para seancës së sotme të Këshillit të PP-së tha se nuk do ta komentojë deklaratën e askujt. I pyetur se çfarë do të bëjë në lidhje me spekulimet se ka sende që mbahen në sirtar, Saveski theksoi se është në detyrë vetëm prej disa ditësh dhe se publiku do të informohet me kohë për çdo vendim.

Shkup - Gatishmëria psikofizike e pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë paraqet bazë të profesionalitetit të tyre dhe është faktor kyç për funksionim efikas të sistemit të sigurisë, theksoi ministri i Punëvetë Brendshme, Pançe Toshkovski në hapjen e konferencës shkencoro-profesionale "Gatishmëria psikofizike e pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut". Toshkovski theksoi se duke pasur parasysh pajisjen, vendimet ligjore dhe kapacitetet operative, "sistemin e mbajnë njerëzit", ndërsa gatishmëria e tyre është parakusht për realizim të suksesshëm të të gjitha reformave dhe strategjive. Ai theksoi se nëpunësit policorë punojnë në kushte dinamike, të paparashikueshme dhe shpesh stresuese, nga intervenimet gjatë prishjes së rendit dhe qetësisë publike e deri te sigurimi i ngjarjeve me rrezik të lartë dhe veprim në aksidentet në komunikacion me pasoja serioze. Në situata të tilla, siç tha, vendimet sillen shpejtë dhe nën presion, ndërkaq ndikimi i tyre ndaj sigurisë së qytetarëveështë i drejtpërdrejtë.

Shkup - Këshilli i prokurorëve publik në mbledhjen e sotme të 40-të solli vendim për zgjedhje të Engjellushe Kadriu-Leshit, Aleksandar Markovskit, Ana Gogovska-Jakimovskës dhe Ana Stojkoviq-Dimitriovskës për prokurorë publikë në Prokurorinë themelore publikepër ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kryetari i Këshillit, Bashkim Selimi, në fillim informoi se në konkursin për pesë prokurorë publikë në Prokurorinë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit u paraqitën tetë kandidatë, ndërsa Trajçe Pelivanov dhe Artan Ajro i tërhoqën kandidaturat dhe nuk do të shqyrtohen. Këshilli, pas shqyrtimit të kandidaturave, në votim publik nuk i votoi kandidatët Maria Gogjievën, Valentina Bislimovskën, Suzana Mirçeska-Kuzmanovskën dhe Ivana Aleksovska-Trajçevskën.

Shkup - Propozim-Ligji për Këshillin e prokurorëve publik i cili sot shqyrtohen në lexim të parë, përfaqëson një nga shtyllat kryesore në reformën e sistemit gjyqësor dhe forcimin e sundimit të ligjit, theksoi ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov para anëtarëve të Komisionit të Kuvendit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive. Ministri Fillkov informoi se ligji ka marrë mendim pozitiv edhe nga Komisioni i Venecias me disa rekomandime të cilat janë përfshirë në Propozim-ligjin për Këshillin e prokurorëve publikë. "Ky Ligj është pjesë e një pakete më të gjerë reformuese dhe ka për qëllim të adresojë dobësitë e identifikuara në funksionimin e Prokurorisë Publike dhe strukturave të saj drejtuese, si dhe të sigurojë përputhshmëri me standardet dhe rekomandimet evropiane. Propozim-ligji për Këshillin e prokurorëve publikë së bashku me Propozim-ligjin për prokurorinë publike u dërguan për vlerësim te Komisioni i Venedikut, i cili dha një opinion pozitiv me disa rekomandime. Të gjitha rekomandimet janë inkorporuar në propozim-ligj. Edhe pse nuk ekziston një model i vetëm për Këshillin e prokurorëve publikë në Evropë", tha ministri Fillkov, megjithatë qëllimi ynë ishte të krijonim një model që do të jetë në përputhje me standardet më të larta evropiane dhe do të përmbushë nevojat tona institucionale.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot theksoi se VMRO-DPMNE mbetet e qëndrimit për një njësi zgjedhore dhe votim në diasporë, duke u përgjigjur në pyetjen e një gazetari lidhur me bisedimet në kuadër të grupit punues për Kodin Zgjedhor. "Ne jemi për një njësi zgjedhore dhe nuk po i ndryshojmë qëndrimet tona, dhe këtë e thashë edhe në takimin e liderëve, por të ketë një prag që do ta dakordonim me partitë e tjera politike. Në atë një njësi zgjedhore, është logjike që të votojë edhe diaspora, por problemi themelor me votimin në diasporë është fakti që përfaqësi të caktuara diplomatike-konsullore (PDK) janë në një distancë të madhe dhe nuk ka shumë interes. Kjo vlen veçanërisht për kontinentin australian dhe Amerikën e Veriut. Vlerësoj që nëse do të mundnim, dhe kjo varet nga legjislacioni vendas, do të mund të hapnim qendra votimi në më shumë zona, dhe jo vetëm në PDK, në mënyrë që procesi të ishte më i suksesshëm", tha Mickoski.

Shkup - Qeveria po monitoron situatën me çmimet e naftës dhe nëse tregu i bursave vazhdon të rritet pas skadimit të masës dyjavore për uljen e TVSH-së nga 18 në 10 për qind, nëse rritja vazhdon, masa tjetër do të jetë ulja e akcizave dhe marzhit, gjegjësisht çmimit të shpenzimeve të magazinimit dhe transportit, theksoi sot kryeministri, Hristijan Mickoski. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas hapjes së tafostacionit të ri "TS Centrala" në Shkup, ai theksoi se Qeveria ka një masë në fuqi për dy javët e ardhshme, si asnjë vend tjetër në Evropë, për të ulur drejtpërdrejt TVSH-në nga 18 në 10 për qind nga buxheti. "Do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën dhe në bazë të kësaj, do të ndërhyjmë në periudhën e ardhshme", theksoi Mickoski.

 Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot pati një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Metju Loson, i cili iu kushtua realizimit të partneritetit strategjik dhe avancimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.  "Biseduam hapa konkretë për thellimin e bashkëpunimit, me theks në fushat me rëndësi për zhvillimin ekonomik, siç janë infrastruktura, arsimi dhe shëndetësia, si dhe segmente të tjera me interes të ndërsjellë", shkroi Mucunski në profilin e tij në Fejsbuk.  Ai shtoi se në takimjanë përqendruar  edhe në dinamikën rrjedhëse të marrëdhënieve dypalëshe, duke konfirmuar gatishmërinë e ndërsjellë për avancimin e mëtejshëm të tyre.

Shkup - Uji është themel i zhvillimit ekonomik, ndërsa  menaxhimi i drejtë krijon mundësi për të gjithë - porositi ministri Muhamet Hoxha në shënimin e Ditës botërore të ujit në Shkup. Ai njoftoi se me ngjarjen e sotme hapet një konsultim publik për menaxhim me ujërat në pellgun e lumit Vardar - proces që duhet të çojë në plan të parë për menaxhim me pellgjet e lumenjve të harmonizuar me standardet evropiane. "Sot, hapim zyrtarisht konsultimin publik për raportin mbi çështjet e rëndësishme për menaxhimin e ujërave në pellgun e lumit Vardar. Kjo është një fazë kyçe në zhvillimin e planit të menaxhimit të pellgut të lumit. Zgjidhjet e qëndrueshme mund të krijohen vetëm me pjesëmarrjen e atyre që varen më shumë prej tyre", tha Hoxha.

Shkup - Prioritet i Qeverisë është të sigurohen harxhime më të vogla për jetë dhe paga më të larta për të punësuarit, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke e komentuar analizën e Entit shtetëror për statistikë për pagat e paguara në janar. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Mickoski potencoi se vazhdimi i trendit të rritjes së pagave është punë pozitive, por theksoi se qëllimi i pushtetit ekzekutiv është shkatërrimi i vazhdueshëm i inflacionit dhe përmirësimi i standardit.

Shkup - Këshilli i prokurorëve publikë në seanën e sotme të 40-të nuk mori vendim për zgjedhjen e shfit të ri të Prokurorisë së lartë publike - Shkup, pasi asnjëri nga pesë kandidatët e paraqitur nuk mori numrin e nevojshëm të votave.  Në seancë Këshilli i shqyrtoi kandidaturat e Fatime Fetait, Vladimir Miloshevski, Artan Ajro dhe Jasmina Kostovska Zdravevska, duke pasur parasysh se kandidati i pestë, Aleksandar Markovski, tashmë ishte zgjedhur si prokuror publik në PTHP NKOK. Kryetari i Këshillit, Bashkim Selimi, në fillim informoi se në shpallje janë paraqitur shtatë kandidatë, prej të cilëve dy, Xhelal Bajrami dhe Trajçe Pelivanov, i kanë tërhequr kandidaturat. 

Prokurori Publik i Shtetit, Nenad Saveski, tha se mbetet në qëndrimin që t’u jepet mundësi të gjithëve për përparim dhe se do të votojë për Jasmina Kostivska-Zdraveska.

Shkup - Ndoshta dikush mund ta besojë që fjalimi i Zonjës së Parë të SHBA-së përpara se ta thotë atë publikisht nuk kalon nëpër një shqyrtim nga një përfaqësues diplomatik? Unë nuk besoj në këtë, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar artikujt e mediave që deklaronin se Greqia reagoi sepse gruaja e presidentit të SHBA-së, Melania Tramp, përdori emrin Maqedoni në një ngjarje në Uashington, ku mori pjesë edhe gruaja e kryeministrit, Rozi. 

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në konferencën për shtyp të mbajtur sot prezantoi projektligjin e ri për barna, si pjesë e reformës më të gjerë në sektorin shëndetësor. Ligji i ri, siç kumton Ministria e Shëndetësisë, ka për qëllim modernizimin e sistemit të barnave dhe harmonizimin e tij me standardet evropiane, me fokus në përmirësimin e cilësisë së trajtimit dhe rritjen e sigurisë së pacientëve. Me këtë zgjidhje ligjore parashikohen procedura më të shpejta për miratimin dhe regjistrimin e barnave, shkurtimi i kohës për vënien e tyre në dispozicion, si dhe vendosja e një sistemi për monitorimin e furnizimit dhe parandalimin e mungesave të mundshme.

Shkup - Me rastin e shënimit të 20 viteve ekzistim të EVN-së, punës së përkushtuar dhe investimeve në infrastrukturën energjetike, sot në Shkup u lëshua në funksion trafostacioni i ri "Centralna". Objekti infrastrukturor, në ndërtimin e të cilit janë investuar 11 milionë euro, paraqet investim strategjik për furnizim stabil me energji të rajonit qendror të qytetot dhe zgjidhje të nevojave energjetike në rritje. Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, në fjalimin e saj theksoi se ky objekt është vegël kyçe në sistemin energjetik të kryeqytetit.

Tel Aviv - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac, sot deklaroi se sulmet izraelite ndaj Iranit do të "përshkallëzohen dhe do të zgjerohen". Kac në një kumtesë tha se ai dhe kryeministri Benjamin Netanjahu "e paralajmëruan regjimin terrorist iranian të ndalonte së qëlluari me raketa popullin civil në Izrael". “Pavarësisht paralajmërimeve, gjuajta e raketave vazhdon - dhe për këtë arsye sulmet e ushtrisë izraelite ndaj Iranit do të përshkallëzohen dhe do të zgjerohen në objektiva dhe zona shtesë që ndihmojnë regjimin të prodhojë dhe përdorë armë kundër qytetarëve izraelitë”, tha Kac.

Uashington - Portali amerikan Aksios publikoi se nënpresidenti amerikan Xhej Di Vens me shumë gjasa do të jetë kryenegociatori në bisedimet e mundshme paqësore me Iranin. Sipas disa përfaqësuesve të paidentifikuar të Shtëpisë së Bardhë, Vens, për shkak të përvojës dhe kundërshtimit të tij ndaj konflikteve të hapura jashtë vendit, është një bashkëbisedues më tërheqës për Iranin sesa Stiv Uitkof dhe Xhared Kushner. "Nëse iranianët nuk mund të arrijnë marrëveshje me Vens, as nuk mund ta marrin. Ai është më i miri që mund të marrin", theksoi një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

Остани поврзан