MIA Flesh
- Shkup - Në sallë solemne të Qeverisë sot do të mbahet seanca solemne me rastin e shënimit të 25 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Në seancë do të drejtohen zëvendëskryeministri dhe ministri i Çështjeve Evropoiane, Bekim Sali dhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në profilet e Qeverisë në "Fejsbuk" dhe "Jutjub".
09:00/13 gusht/2026
Shkup - Në sallë solemne të Qeverisë sot do të mbahet seanca solemne me rastin e shënimit të 25 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Në seancë do të drejtohen zëvendëskryeministri dhe ministri i Çështjeve Evropoiane, Bekim Sali dhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në profilet e Qeverisë në "Fejsbuk" dhe "Jutjub".
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot do të qëndrojë për vizitë në Strugë ku do të realizojë takim me kryetarin e komunës Mendi Qyra. Gjatë vizitës, presidentja do t'i vizitojë edhe Shtëpinë përkujtimore të "Vëllezërve Milladinovci" dhe Zyrën e institucionit kombëtar "Mbrëmjet Strugane të Poezisë".
Ohër - Gjashtë koncerte të xhaz muzikantëve të shquar vendorë dhe të huaj do të mbahen prej sonte e deri më 16 gusht në kuadër të tërësisë së re programore "Mbrëmjet e xhazit" të festivalit "Vera e Ohrit". Edicioni i parë i "Mbrlmjeve të xhazit" do të mbahet në skenat në kishsën "Shën Sofia", në hollin e saj dhe në Saraj të Poshtëm, ndërsa në program janë koncerte të Kërste Roxhevskit, "Dine Donef trio", Xhaz orkestra nacionale, Piter Somua, Nubaja Garsia dhe përbërja britanike 2Kiioto".
Shkup - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha me diell. Vende-vende do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të hiut dhe erë të përforcuar. Lokalisht proceset do të jenë në formë të stuhisë me erë të fuqishme dhe kushte për breshër. Temperatura do të shënojë rënie për disa gradë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor, që vende-vende dp të përforcohet. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 21, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 30 deri 37 gradë Celsius.
Prishtinë - Një grup prej 46 intelektualësh, akademikësh, profesionistësh, artistësh dhe qytetarësh kanë reaguar përmes një letre publike lidhur me krizën institucionale në vend, duke kërkuar formimin e institucioneve dhe mbrojtjen e rendit kushtetues. Letra është bërë publike nga ish-deputeti Ilir Deda, ndërsa nënshkruesit shprehin shqetësimin për vazhdimin e ngërçit politik dhe rrezikun që, sipas tyre, ai të dëmtojë funksionimin e shtetit, demokracinë dhe rendin kushtetues.
Tiranë - Më se serioze është gjendja me zjarret në Shqipëri, veçanërisht në periferinë e Tiranës, pastaj pranë Krujës dhe Parkut Kombëtar "Lura", të cilat janë jashtë kontrollit. Flakët nga shpati i malit u përhapën drejt Lundrës në Tiranë, duke iu afruar shtëpive dhe bazës së helikopterëve në Farkë. Për shkak të pamundësisë së ndërhyrjes nga ajri, forcat operacionale u dislokuan gjatë natës për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Kiev - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski kërkoi nga SHBA-ja që t'i shesin Ukrainës të paktën pesë për qind nga raketat interceptuese që i kanë rezervë për sistemet për mbrojtje kundër ajrore "Patriot", me qëllim që t'i kundërshtojë sulmet ruse me raketa balistike. Në një intervistë për kanalin televiziv amerikan CNN, Zelenski tha se Ukraina aktualisht po merr vetëm një për qind të raketave interceptuese amerikane Patriot.
Panama - Ministri i Mbrojtjes i SHBA-së, Pit Hegset, u bëri thirrje anëtarëve të Koalicionit amerikan kundër kartelëve (ASSS) në Amerikën e Jugut të tërhiqen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, duke e akuzuar atë gjykatë për cenimin e sovranitetit kombëtar të shteteve. "Fuqishëm u bëj thirrje të gjithë anëtarëve të ASSS ta braktisin GJNP-në dhe t'i hedhin poshtë përpjekjet e tyre për të hequr sovranitetin e qeverive dhe gjykatave tuaja", tha Hegset mbrëmë vonë gjatë fjalimit në Panama.
Karakas - Përfaqësuesit e qeverisë të Venezuelës dhe opozita u dakorduan të fillojnë procesin që çon drejt reformës gjyqësore dhe t'i bahskojnë forcat për kthim të mjeteve të ngrira të vendit në Bankën e Anglisë, kumtuan të dyja palët në deklaratën e përbashkët mbrëmë vonë pas raundit të bisedimeve si pjesë e dialogut të tyre nacional.
Moskë - Presidenti rus Vladimir Putini sot e vizitoi ishullin Iturup në arkipelagun Kuril, i cili është objekt i një mosmarrëveshjeje territoriale midis Rusisë dhe Japonisë, njoftuan mediat ruse. Kjo është vizita e tij e parë në Ishujt Kuril.
Teheran - Irani ka hedhur poshtë pretendimin e presidentit amerikan Donald Tramp se ShBA ka vendosur "kontroll të plotë" mbi Ngushticën e Hormuzit, duke deklaruar se rruga strategjike detare mbetet "e bllokuar", raportoi DPA. Njoftimet e përsëritura nga përfaqësuesit amerikanë në mediat sociale për heqjen e bllokadës nuk e ndryshojnë situatën, bëri të ditur rrjeti "Iks" shërbimi i ri iranian i kontrollit të trafikut detar në Gjirin Persik.
Uashington - Në sulmet ajroe amerikane të kryera vitin e kaluar ndaj kryengritësve Huthë në Jemen janë vrarë 153 civilë, tregon raporti i Pentagonit. Publikimi i të dhënave nga Ministria amerikane e Mbrojtjes vjen në kushte të shqetësimit të rritur për shkak të viktimave civile në operacionet ushtarake nën udhëheqjen e administratës së presidentit Donald Tramp.
Nju-Jork - Dy grupe mediatike amerikane e padisin presidentin Donald Tramp për shkak të shërbimit të ri të rrjetit të tij social "Truth Social", i cili paguan deri 100.000 dollarë në muaj për qasje prioritare drejt kumtimeve të tij. Padia është parashtruar në gjykatën federale në Nju-Jork nga "The Intercept" dhe "Freedom of the Press Foundation", ndërsa në të pohohet se shitja e qasjes prioritare drejt porosive të presidentit shkakton shqetësim serioz dhe ceket se është "korruptuese dhe jokushtetuese", transmeton Bi-Bi-Si.
Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp kumtoi se zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Livit do ta braktissë pozitën e aj në fund të gushtit dhe shtoi se ajo do të mbetet "zëri ndikues" në kuadër të Partisë republikane para zgjedhjeve afatmesme në SHBA në nëntor. Trampi kumtoi në rrjetin e tij social "Truth Social" se Livit ka vendour ta braktisë shërbimin për shtyp të Shtëpisë së Bardhë për të "kaluar më shumë kohë me fëmijët dhe familjen" dhe theksoi se "tërësisht e respekton dhe e kupton" vendimin e tillë.
Salcburg - Pas fitores ndaj Aston villës me 2:1 mbrëmë në Superkupën e UEFA-së, trajneri i PSZH-së, Luis Enrike e tregoi qëllimin e ardhshëm të ekipit të tij. Parisientë dëshirojnë ta fitojnë Ligën e kampionëve për sezonin e tretë me radhë. "Qëllimi ynë i ardhshëm është ta fitojmë Ligën e kampionëve për të tretën herë me radhë. Duhet ta ruajmë ambicien tonë dhe t'i besojmë vetes. Do të jetë shumë vështirë, por nuk duam të relaksohemi dhe jemi të vendosur", deklaroi Enrike.