MIA Flesh
- Shkup - Deri më 8 gusht, në vend janë regjistruar 58 raste të etheve të Nilit Perëndimor, nga të cilat 54 janë konfirmuar dhe katër konsiderohen të mundshme. Tetë persona kanë vdekur deri më tani, sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik. Gjatë javës së kaluar (2-8.9.2026) u raportuan dy raste të reja nga Shkupi dhe Shën Nikolla. Gjithashtu u regjistruan dy vdekje të reja nga Shkupi.
12:00/10 shtator/2026
Shkup - Deri më 8 gusht, në vend janë regjistruar 58 raste të etheve të Nilit Perëndimor, nga të cilat 54 janë konfirmuar dhe katër konsiderohen të mundshme. Tetë persona kanë vdekur deri më tani, sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik. Gjatë javës së kaluar (2-8.9.2026) u raportuan dy raste të reja nga Shkupi dhe Sveti Nikolla. Gjithashtu u regjistruan dy vdekje të reja nga Shkupi.
Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga juglindja. Në orët e pasdites do të ketë kushte për zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme, të ndjekura me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 29 deri në 35 gradë Celsius.
Londër - Gushti ishte muaji më i ngrohtë në historinë e matjeve në botë, me temperatura globale për 1,65 gradë Celsius mbi nivelin paraindustrial, njoftuan shkencëtarët. Muaji i kaluar e barazoi korrikun e vitit 2023 si muaji më i ngrohtë kalendarik në historinë e matjes së temperaturave, ndërsa njëherit është edhe gushti më i ngrohtë ndonjëherë i regjistruar në botë, njoftuan shkencëtarët e Shërbimit për ndryshime klimatike "Kopernik" të Bashkimit Evropian.
Berlin - Kancelari gjerman, Fridrih Merc i kritikoi thirrjet e ripërtërira për ndalesë të partisë së djathtë ekstreme "Alternativa për Gjermaninë" (AfD), duke cekur se ata nuk do ta "zgjidhin problemin". Ai në konferencën e përbashkët për shtyp me kreun e Këshillit të Evropës, Antonio Koshta në Berlin, deklaroi se nuk beson se ndalesa do ta "zgjidhte problemin për të cilin votuesit e partisë në Gjermani konsideron se ekziston".
Bruksel - Mungesa e sigurisë juridike dhe ambienti i keq mediatik ndikojnë negativisht ndaj ekonomisë evropiane, cekën ekspertët nga BE-ja në takimin e sotëm të Grupit punues të Parlamentit evropian për demokraci, sundim të së drejtës dhe të drejta fundamentale të Komitetit për liri qytetare, drejtësi dhe punë të brendshme.
Uashington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës sivjet patën verën më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, me një temperaturë mesatare prej rreth 23.5 gradë Celsius, bëri të ditur sot Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA). Temperatura mesatare midis qershorit dhe gushtit ishte tre gradë e gjysmë më e lartë se mesataret e verës gjatë shekullit të 20-të, raportoi i-Bi-e njuz (CBS News).
Nju-Jork - Çmimet e energjensave në tregjet evropiane dhe botërore vazhdojnë të rriten dhe çmimi i naftës së papërpunuar Brent ka kaluar shifrën prej 100 dollarësh për fuçi, ndërsa gazi natyror evropian i është afruar përsëri nivelit prej 80 eurosh për megavat-orë.
Neapol - Trajneri i Napolit, Masimiliano Alegri, e komentoi humbjen 1:0 ndaj Arsenalit në xhiron e parë të Ligës së kampionëve. Goli i vetëm u shënua nga Martin Edegard në minutën e 75-të.