MIA Flesh
- Shkup - Мinistri i Shëndetësisë, Azir Aliu, mbajti fjalim në hapjen e shkollës së katërt ballkanike të pediatrisë - ngjarje që përfaqëson një platformë të vërtetë për njohuri, bashkëpunim dhe zhvillim profesional, thonë nga Ministria e Shëndetësisë. "Pediatria, si një nga degët më humane dhe më të përgjegjshme të mjekësisë, ka rol kyç në ndërtimin e gjeneratave të shëndetshme. Kujdesi për më të vegjlit nuk është vetëm detyrë mjekësore, por edhe përgjegjësi shoqërore me prioritet të lartë. Për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht po investon në përmirësimin e kujdesit shëndetësor pediatrik", theksoi ministri Aliu.
12:00/27 mars/2026
Shkup - Мinistri i Shëndetësisë, Azir Aliu, mbajti fjalim në hapjen e shkollës së katërt ballkanike të pediatrisë - ngjarje që përfaqëson një platformë të vërtetë për njohuri, bashkëpunim dhe zhvillim profesional, thonë nga Ministria e Shëndetësisë. "Pediatria, si një nga degët më humane dhe më të përgjegjshme të mjekësisë, ka rol kyç në ndërtimin e gjeneratave të shëndetshme. Kujdesi për më të vegjlit nuk është vetëm detyrë mjekësore, por edhe përgjegjësi shoqërore me prioritet të lartë. Për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht po investon në përmirësimin e kujdesit shëndetësor pediatrik", theksoi ministri Aliu.
Shkup - Këshilli i Prokurorëve Publikë sot duhet të mbajë seancën e 40-të, në rend dite të së cilës janë disa pika, mes të cilave marrja e vendimit për zgjedhjen e një prokurori të lartë publik për Prokurorinë e Lartë Publike - Shkup. Në rend të ditës është edhe marrja vendimit për zgjedhjen e prokurorëve publikë në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit - Shkup. Seanca fillimisht ishte planifikuar për më 18 mars të këtij viti, por u shty.
Shkup - Në bazë të vlerësimit të rregullt tremujor të rreziqeve të sistemit, sipas të dhënave për tremujorin e fundit të vitit 2025, përfshirë edhe të dhënat e fundit të disponueshme, Bordi ekzekutiv i Bankës popullore solli vendim të mos ndryshohet vlera e shkallës së shtresës mbrojtëse kundërciklike të kapitalit për ekspozimet e bankave, përkatësisht ajo të mbetet në 2 për qind të aktivit të ponderuar sipas rreziqeve edhe në tremujorin e dytë të vitit 2027, kumtuan sot nga Banka popullore.
Shkup - Teatri është një nevojë e natyrës njerëzore. Nuk ka rëndësi vendi, e rëndësishme është ideja dhe thelbi. Teatri nuk është film. Ai është tani dhe këtu, i gjallë dhe drejt përballë. Hap biseda të rëndësishme dhe ngre tema për të cilat duhet dhe vlen të flitet hapur, thuhet në mesazhin maqedonas me rastin e Ditës Botërore të Teatrit – 27 Mars, i cili për këtë shënim të këtij viti u përgatit nga teatri i pavarur "Shqiponja e artë", e themeluar në vitin 2020 në Shkup. Siç thuhet, teatri është një magazinë e mbushur me krahë, po ashtu si në ëndrra, ndërsa publiku nuk vjen për të parë përsosmëri, por për të njohur sinqeritetin dhe të vërtetën e pastër.
Shkup - Llogaritja verore e kohës fillon gjatë fundjavës, natën e shtunë drejt së dielës në orën 2 kur akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara dhe në vend se 2, do të jetë 3. Kjo do të thotë se do të bëjmë gjumë një orë më pak, por do të ketë ditë më të gjata dhe më shumë dritë dite gjatë pasdites. Ndryshimi i kohës tek ne, si dhe në disa vende evropiane, bëhet dy herë në vit, dhe atë fundjavën e fundit të marsit kur fillon llogaritja verore e kohës dhe fundjavën e fundit të tetorit kur fillon llogaritja dimërore e kohës.
Berlin - Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Johan Vadeful sot deklaroi se ShBA dhe Irani kanë zhvilluar bisedime indirekte dhe se përfaqësuesit e të dyja palëve planifikojnë të takohen së shpejti në Pakistan. "Sipas informacioneve që kam, ka pasur kontakte indirekte dhe janë bërë përgatitje për një takim të drejtpërdrejtë", i cili mund të zhvillohet së shpejti në Pakistan", deklaroi Vadefuli. Sipas tij, duket se qëndrimet fillestare të Uashingtonit dhe Teheranit janë shkëmbyer tashmë me shkrim përmes ndërmjetësve, raportoi revista "Der Shpigel".
Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp kumtoi se e vazhdon afatin deri më 6 prill që Irani të arijë marrëveshje për ndërprerje të luftës, duke paralajmëruar se në ë kundërtën vendi do të përballet me shkatërrim të instalacioneve të tij energjetike. Edhe pse Trampi vlerësoi se negociatat po zhvillohen "shumë mirë", Teherani zyrtar e hodhi poshtë propozimin amerikan duke e karakterizuar si të padrejtë. Lufta katërjavore, e cila tashmë u përhap në Lindjen e Afërt, mori mijëra jetë dhe seriozisht e rrezikoi ekonominë globale përmes rritjes së çmimeve të energjensëve, duke nxitur frikë nga inflacioni global. Përplasjet filluan më 28 shkurt me sulme të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, pasi që dështuan negociatat për programin bërthamor iranian.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp njoftoi ndërmarrjen e masave ekzekutive për të paguar 50.000 punëtorë të aeroporteve, pasi në Kongres u bllokua marrëveshja për zgjidhjen e mungesës së personelit që ka paralizuar trafikun e brendshëm ajror në SHBA. Trampi njoftoi se ka urdhëruar Ministrinë për Siguri të Atdheut (DHS) "menjëherë t'i paguajtë agjentët e Drejtorisë për Siguri në Transport (TSA)", me qëllim që të zgjidhet gjendja e jashtëzakonshme, dhe siç tha, "menjëherë të ndalet kaosi i shkaktuar nga Demokratët në aeroporte".
Uashington - Gjatë tre javëve të para të konfliktit të armatosur me Iranin, ushtria amerikane me siguri ka humbur deri në 2.9 miliardë dollarë në pajisje ushtarake, deklaroi për "Uollstrit xhurnal" Elejn Mekasker, një funksionare e lartë për buxhetin e Pentagonit gjatë administratës së parë të presidentit amerikan Donald Tramp. Ajo i vlerësoi dëmet nga beteja dhe kompensimin për humbjet në afërsisht 1.4 miliardë deri në 2.9 miliardë dollarë, me vlerësimin e fundit që pasqyron dëmin në një radar të Katarit të vendosur në një bazë ajrore amerikane në vend.
San Salvador - Parlamenti i Salvadorit miratoi vendosjen e dënimeve të përjetshme për të miturit që kryejnë vepra të rënda penale si vrasje, përdhunim dhe terrorizëm. Masa është pjesë e strategjisë së presidentit Naib Bukele për luftën kundër bandave. Fushata e tij në këtë drejtim vazhdon tashmë katër vjet dhe është kritikuar nga disa organizata për të drejtat e njeriut për krime të dyshuara kundër njerëzimit. Sipas ndryshimeve kushtetuese, burgimi i përjetshëm mbetet një nga "dënimet e jashtëzakonshme" që zbatohen për personat nën 18 vjeç.