MIA Flesh
- Shkup - Vij si mik te miqtë, madje si vëlla për një vend vëllazëror dhe jam mirënjohës për këtë. Dy vendet tona i lidhë miqësia e sinqertë, respekti i ndërsjellë dhe marrëdhëniet tona bilaterale janë një shembull i bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë në rajon, tha presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq në konferencën e përbashkët për shtyp në vilën "Vodno" me nikoqiren, presidenten Gordana Siljanovska Davkova. Milatoviqi i cili ndodhet për vizitë zyrtare në vend, theksoi se të dy vendet i lidhë edhe afërsia e thellë historike e konfirmuar nga solidariteti dhe mbështetja e ndërsjellë.
15:00/31 mars/2026
Shkup - Vij si mik te miqtë, madje si vëlla për një vend vëllazëror dhe jam mirënjohës për këtë. Dy vendet tona i lidhë miqësia e sinqertë, respekti i ndërsjellë dhe marrëdhëniet tona bilaterale janë një shembull i bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë në rajon, tha presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq në konferencën e përbashkët për shtyp në vilën "Vodno" me nikoqiren, presidenten Gordana Siljanovska Davkova. Milatoviqi i cili ndodhet për vizitë zyrtare në vend, theksoi se të dy vendet i lidhë edhe afërsia e thellë historike e konfirmuar nga solidariteti dhe mbështetja e ndërsjellë.
Shkup - Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, sot u prit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në Vilën "Vodno" në Shkup nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova. Siç bënë të ditur nga Kabineti i presidentes, pas pritjes zyrtare pason takim sy më sy i dy presidentëve, si dhe takimi dypalësh i delegacioneve të të dyja vendeve. Në kuadër të vizitës zyrtare do të nënshkruhet memorandum për bashkëpunim ndërmjet këshillave rinorë në kuadër të kabineteve të dy presidentëve.
Shkup - Në vitin 2025 në komisionin antikorrupsion janë parashtruar më së shumti paraqitje për supozime për ekzistim të dyshimeve për sjellje korruptuese të personave zyrtarë, tregon raporti për punën e KSHPK-së. Janë pranuar gjithsej 455 paraqitje mbi këtë bazë, ndërsa KSHPK ka parashtruar shtatë paraqitje me iniciativë individuale. Numri më i madh i paraqitjeve për dyshime për korrupsion janë në njësitë për vetëqeverisje lokale pas çka pasojnë pushteti ekzekutiv, jurisprudenca, trupat rregulaltorë, arsimi, urbanizmi, shëndetësia...
Shkup - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor sot paralajmëroi një pako masash të përforcuara me të cilin do të forcohet kontrolli mbi ndotjen industriale dhe do të përmirësojnë menaxhimin e resurseve natyrore, me çka fokusi, siç u theksua, zhvendoset te institucionet dhe operatorët industrial. Vend kryesor mban vendosja e Regjistrit të ndotësit, një sistem i ri që do të mbledhë të dhëna të besueshme dhe të krahasueshme mbi emetimet, konsumin e energjisë, ujit dhe lëndëve të para, si dhe transferimet e mbeturinave - një instrument që sipas Ministrisë do të jetë çelësi për transparencë dhe rritjen e llogaridhënies së të gjithë mbajtësve të lejeve ekologjike A-të integruara.
Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot vizitoi Klinikën “Majçin Dom”, me rastin e zgjerimit të kapaciteteve hapësinore të repartit të psikofiziologjisë. "Zgjerimi mundëson organizim më efikas të aktiviteteve diagnostikuese dhe terapeutike si dhe sigurimin e mbështetjes profesionale në fushën e zhvillimit të fëmijëve. Hapësirat e reja krijojnë një mjedis funksional, si për ekipin profesional ashtu edhe për pacientët me vështirësi zhvillimore dhe familjet e tyre. Ky është një hap i rëndësishëm në përmirësimin e vazhdueshëm të kujdesit shëndetësor, me fokus të veçantë në zbulimin e hershëm, ndërhyrjen në kohë dhe kujdesin gjithëpërfshirës për fëmijët me vonesa në zhvillimin psikomotor dhe autizëm", theksoi ministri Aliu.
Shkup - Inxhinierët e rinj i duhen shtetit. Ata sot përballen me dilemën – të qëndrojnë apo të largohen. Kjo është një realitet që nuk duhet ta injorojmë. Nëse duam që ata të qëndrojnë këtu, duhet të krijojmë një mjedis në të ciëlin ata do të jenë të inkurajuar, të mbështetur dhe të motivuar për zhvillimin e ideve dhe inovacioneve të tyre; duhet t’u sigurojmë kushte dhe projekte, jo vetëm deklarativisht, me fjalë boshe, por konkretisht, në praktikë, theksuan pjesëmarrësit në ngjarjen e sotme me rastin e Ditës së inxhinierëve Maqedonisë së Veriut.
Shkup – Departamenti i Specializuar për Ndjekje të Veprave Penale të Kryera nga Persona me Autorizime të Policisë në kuadër të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK) do t’i hetojë veprimet e 39 nëpunësve të policisë në rastet e dhunës së raportuar në familje të kryer nga Stojançe Jovanovski ndaj bashkëshortes së tij Ivana dhe vajzës së mitur Katja. Njoftimi i MPB-së për nëpunësit e policisë në lidhje me rastin e Stojançe Jovanovskit, siç informojnë nga Prokuroria, tashmë është dorëzuar në PTHP NKOK dhe do ta ndërmarrë prokuror nga Departamenti i Specializuar për Ndjekjen e Veprave Penale të kryera nga persona me autorizime të policisë, i cili do të konfirmojë nëse ekziston bazë për përgjegjësi penale te personat zyrtarë.
Shkup - Është dorëzuar një iniciativë në Qeveri për ndryshime ligjore të cilat do të mundësojnë dhënien e provimeve profesionale në gjuhën amë, kumtoi Avokati i Popullit, Faton Selami, në konferencën e sotme për shtyp me rastin e Raportit Vjetor për gjendjen e sigurimit, respektimit, realizimit dhe avancimit të lirive dhe të drejtave të njeriut për vitin 2025. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Selami informoi se me iniciativën e tij hapi një çështje dhe iu drejtua Ministrisë së Drejtësisë dhe Inspektoratit Shtetëror Administrativ në lidhje me dhënien e provimeve gjyqësore, noteriale dhe përmbarimore.
Shkup – Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, bashkë me Sindikatën e Punëtorëve nga Administrata, Organet e Jurisprudencës dhe Shoqatat e Qytetarëve (AOJSHQ) dhe Sindikata e Administratës, Drejtorive Shtetërore dhe Jurisprudenca (SADSHJ), sot e nënshkruan Marrëveshjen Kolektive me të cilën është paraparë që nëpunësit administrativë të marrin rritje në etapa të pagave e cila deri në vitin 2028 do të arrijë gjithsej 21 për qind. Siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, sipas dinamikës së dakorduar, rritja do të realizohet në tri faza – shtatë për qind rritje prej 1 marsit të vitit 2026; shtatë për qind rritje shtesë nga 1 marsi i vitit 2027 dhe shtatë për qind rritje shtesë nga 1 marsi i vitit 2028.
Shkup - Kemi bërë mjaftë ndryshime në Ligjin për arsim të lartë, për çka konsideruam se janë propozuar në mënyrë korrekte dhe se do ta përmirësojnë tekstin e ligjit, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve. Me këtë rast, theksoi se Ligji për arsim të lartë dhe Ligji për Shkencë janë vendosur dje në ENER, ndërsa Ligji për cilësi do të vendoset gjatë ditës.
Shkup - Një dëshmitar i punësuar në MPB, i cili gjatë vitit 2023 ishte shef i zyrës së jashtme për çështje kriminalistike në Koçan, sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, deklaroi se janë kryer disa kontrolle në diskotekën "Puls" dhe se janë konstatuar shkelje. Në seancën e sotme gjyqësore kundër tre policëve të akuzuar në Koçan për veprimet gjatë kontrolleve lidhur me diskotekën "Puls", ku më 16 mars të vitit të kaluar në një zjarr humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u plagosën, u dëgjuan dy dëshmitarë - punonjës policie në Koçan të propozuar në mbrojtja.
Shkup - Në shkollën fillore “Kuzman Josifovski-Pitu” në komunën Kisella Vodë po ndërtohet sallë e re sportive shkollore, e cila pritet të përfundojë deri në fillimin e vitit të ri shkollor. Bëhet fjalë për objekt me sipërfaqe prej 650 metra katrorë, ndërsa investimi realizohet me mjete buxhetore në vlerë prej 32 milionë denarë. Mbikëqyrjen e punimeve ndërtimore sot e realizuan ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, si dhe kryetarja e komunës, Beti Stamen-koska Trajkoska.
Dibër – Një ari ngjyrë kafe është parë në një sipërfaqe parkingu në Rostushë, ku shihet se ka edhe prani të qenve. Sipas kompetentëve ky është rasti i parë i tillë gjatë muajve të fundit, për dallim prej më parë kur arinj ishin vërejtur në disa fshatra, madje edhe në oborre të shtëpive. “Deri më tani nuk ka raportime për dëme të shkaktuara nga arinj. Si edhe më parë edhe për rastin e fundit i ndërmorëm të gjitha masat ligjore. Tashmë i kemi informuar ministritë kompetente – të bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, të mjedisit jetësor dhe të punëve të brendshme”, tha për MIA-n, Haris Ibraimi, drejtor i Parkut Kombëtar “Mavrovë”.
Shkup – Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, nesër dhe të enjten në Maqedoninë e Veriut priten reshje të shiut, të cilat në disa vende do të jenë më të dendura, mbi 20 litra në metër katrorë, gjegjësisht mbi 30 litra të enjten, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Për shkak të depërtimit të masës më të ftohtë ajrore, në vendet më të larta dhe male shiu do të kalojë në borë. Nesër dhe të shtunën do të fryjë erë e fuqishme e kohëpaskohshme, e cila lokalisht do të arrijë shpejtësi edhe mbi 70 kilometra në orë.
Gjenevë - Më shumë se 200.000 persona, nga të cilët shumica më e madhe janë sirianë, e kanë kaluar kufirin mes Libanit dhe Sirisë që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hezbollahut në fillim të marsit - publikoi sot Agjencia për refugjatë e KB-së (UNHCR). "Pothuajse një muaj pas intensifikimit të armiqësive në Liban, Siria po përballet me rritje të madhe të numrit të personave që e kalojnë kufirin nga Libani. Mes datave 2 dhe 27 mars më shumë se 200.000 persona kanë hyrë në Siri përmes tre vendkalimeve zyrtare", deklaroi Aser al-Madaien, përfaqësuese e përkohshme e UNHCR-së në Siri, në videokonferencë nga Damasku.
Jerusalem - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac sot deklaroi se Izraeli pas përfundimit të konfliktit me Hezbollahun, do të vendosë një zonë tampon në jug të Libanit dhe do të mbajë kontrollin mbi të gjithë zonën deri te lumi Litani. "Në fund të operacionit, IDF-ja do ta kontrollojë rajonin deri te lumi Litani, duke përfshirë edhe urat e mbetura mbi Litani, duke eliminuar forcat Radvan (njësi elitare ushtarake e Hezbollahut), të cilat janë infiltruar në zonë, dhe duke shkatërruar të gjithë armët atje", tha Kac.
Tokio - Presidenti i Francës, Emanuel Makron sot mbërriti në Japoni për një vizitë zyrtare që synon përforcimin e lidhjeve dypalëshe në fushat e energjisë bërthamore dhe inovacionit teknologjik dhe hapësinor. Makron pritet të diskutojë edhe për luftën në Lindjen e Mesme. Makron nesër do të zhvillojë bisedime ekonomike dhe politike me përfaqësuesit japonezë, ndërsa të enjten është parashikuar një drekë me perandorin japonez Naruhito. Kjo është vizita e katërt e Makronit në Japoni, por e para që kur Sanae Takaiçi u bë kryeministre.
Kuala Lumpur - Gjykata e Malajzisë sot lëshoi urdhër që ish kryeministri Naxhib Razak, i cili është në burg nga viti 2022, të paguajë 1,3 miliardë dollarë ish filialit të fondit shtetëror "1Malajzia Development Berhad" (1MDB), i cili ishte i involvuar në korrupsion. Gjykata supreme në Kuala Lumpur soll aktgjykim se Razak është përgjegjës për humbjet që i pësoi "SRC interneshënëll", ish filial i 1MDB, respektivisht ish kryeministri e ka keqpërdorur pushtetin dhe mjetet e SRC-së i ka përvetësuar.
Uashington - Lufta në Lindjen e Mesme ka pasoja afatgjata për energjinë, tregtinë, sinxhirët globalë të furnizimit dhe tregjet financiare dhe paraqet barë të konsiderueshme për energjinë globale, kumtoi sot Fondi monetar ndërkombëtar (FMN). Në një postim në blog, FMN-ja e përshkroi konfliktin si "tronditje" që është "globale, por asimetrike" dhe që vepron kryesisht përmes tre kanaleve: çmimeve të energjisë, tregtisë dhe kushteve financiare.