MF: Vazhdon zbatimi i normës preferenciale prej 5 për qind të TVSH-së për banesat e reja deri në fund të vitit 2028
- Norma preferenciale prej 5 për qind e TVSH-së për banesat e reja do të vlejë edhe pas 1 janarit. Këtë e parashikojnë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar që u miratuan në Kuvend, konfirmojnë nga Ministria e Financave (MF).
Shkup, 26 dhjetor 2025 (MIA) - Norma preferenciale prej 5 për qind e TVSH-së për banesat e reja do të vlejë edhe pas 1 janarit. Këtë e parashikojnë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar që u miratuan në Kuvend, konfirmojnë nga Ministria e Financave (MF).
"Sipas ndryshimeve të këtij ligji, afati për zbatimin e normës preferenciale prej 5% mbi qarkullimin e parë të ndërtesave të banimit dhe banesave në pjesën në të cilën ato shfrytëzohen për qëllime banimi dhe që do të kryhet brenda pesë viteve pas ndërtimit, afati do të zgjatet nga 1 janari 2026 deri më 31 dhjetor 2028", bëri të ditur MF.
Sipas ligjit ekzistues, ishte parashikuar që norma preferenciale e TVSH-së prej 5 për qind për banesat e reja të zbatohej deri më 31 dhjetor 2025.
Foto: Arkivi i MIA-s