• петок, 20 февруари 2026

Mexhiti: 17 Shkurti mbetet një nga datat më të rëndësishme të historisë së Kosovës

Mexhiti: 17 Shkurti mbetet një nga datat më të rëndësishme të historisë së Kosovës

Shkup, 17 shkurt 2026 (MIA)- Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka marrë pjesë mbrëmë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, nën mikpritjen e ambasadorit Florian Qehaja me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë.

Sipas Mexhitit, 17 Shkurti mbetet një nga datat më të rëndësishme të historisë së Kosovës.

“Festuam për Kosovën, në pritjen e organizuar nga ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut nën mikpritjen e ambasadorit Florian Qehaja, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë. 17 Shkurti mbetet një nga datat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Është ditë kujtese për sakrificën, përpjekjen dhe vendosmërinë që sollën lirinë dhe shtetin e pavarur. Me respekt dhe krenari, uroj që Kosova të vazhdojë të ecë përpara, të forcojë shtetin e saj dhe të ndërtojë një të ardhme të sigurt për qytetarët.

Urime 18-vjetori i Pavarësisë, Kosovë!”, ka shkruar Mexhiti.

Остани поврзан