• сабота, 21 февруари 2026

Merc: Rendi botëror siç e njohim nuk ekziston më

Merc: Rendi botëror siç e njohim nuk ekziston më

Munih, 13 shkurt 2026 (MIA) - Kancelari i Gjermanisë, Fridrih Merc në hapjen e Konferencës së sigurisë në Munih theksoi se për momentin po shembet rendi botëror i bazuar në rregulla. 

"Së bashku, kemi hyrë në një epokë, e cila përsëri është shumë hapur e shënuar nga fuqia dhe politika e fuqive të mëdha. Para së gjithash, shohim revizionizmin e dhunshëm të Rusisë, luftën e saj brutale kundër Ukrainës, kundër rendit tonë politik me krime të përditshme mizore lufte. Domethënë, kjo është thjesht shprehja më e thellë që shohim çdo ditë. Po shohim edhe ngjarje të tjera në botë të cilat ndryshojnë nga ato që kemi diskutuar shpesh në këtë hapësirë", theksoi Merc.

Ai potencoi se Kina dëshiron të jetë lidere në formësimin e botës dhe se është përgatitur për këtë prej vitesh. Sipas Mercit, në të ardhmen e parashikueshme, Pekini mund të jetë në të njëjtin nivel me SHBA-në në aspektin ushtarak.

"Kina shfrytëzon sistematikisht varësitë e popujve të tjerë dhe ripërcakton rendin ndërkombëtar në avantazhin e vet. Nëse pas rënies së murit të Berlinit ekzistonte një moment unipolar, ai prej kohësh është kaluar. E drejta e SHBA-së për lidership është sfiduar dhe ka të ngjarë të humbasë. Kthimi i politikës së fuqisë nuk është vetëm i rrënjosur në rivalitetin midis fuqive të mëdha, por është gjithashtu një pasqyrim i shoqërive të shqetësuara dhe në ankth në një kohë ndryshimesh revolucionare. Ajo është një shprehje e dëshirës, gjithashtu ​​edhe në shumë shtete demokratike, për lidership të fortë në një botë të globalizuar në të cilën shtetet demokratike në veçanti po i afrohen kufijve të aftësisë së tyre për të vepruar", potencoi Merci. 

Ndërsa Kryeministri i Bavarisë dhe lideri i Unionit Kristian Social (CSU), Markus Zeder në Konferencën e sigurisë në Munih se një botë pa lidhje transatlantike është e paimagjinueshme.

Kryetari i Konferencës, Volfgang Ishinger, theksoi se në partneritetin transatlantik ka nevojë për një Evropë të fortë, ndërsa kjo do të arrihet nëse kombet evropiane janë më të bashkuara se në të kaluarën. 

Sipas tij, Konferenca e sigurisë në Munih nuk është përballur kurrë më parë me kaq shumë sfida themelore dhe luftëra të përgjakshme të njëkohshme në Evropë dhe në mbarë botën. rq/

Foto: DPA

Остани поврзан