Merc përsëri kandidon për kryetar të CDU-së së qendrës së djathtë në Gjermani
- Kancelari gjerman, Fridrih Merc sot përsëri do të kandidojë përsëri për kryetar të Unionit konservator kristian- demokrat (CDU) në konferencën kombëtare të partisë në qytetin jugperëndimor të Shtutgartit, njoftoi DPA.
Shtutgart, 20 shkurt 2026 (MIA) - Kancelari gjerman, Fridrih Merc sot përsëri do të kandidojë përsëri për kryetar të Unionit konservator kristian- demokrat (CDU) në konferencën kombëtare të partisë në qytetin jugperëndimor të Shtutgartit, njoftoi DPA.
Në kongresin dy-ditor pritet si e ftuar nderi të marrë pjesë dhe ish kancelarja Angela Merkel, që do të përfaësoj vizitën e saj të parë në një konferencë federale të partisë CDU që nga përfundimi i mandatit të saj.
Merc do të kërkojë mbështetje të fortë nga delegatët e partisë ndërsa kandidon për rizgjedhje për herë të parë që kur u zgjodh kancelar në maj të vitit 2025.
CDU dhe partia e saj bavareze simotër, Unioni kristian-social (CSU), janë në një koalicion me social-demokratët e qendrës së majtë, kujton agjencia gjermane.
Niveli i mbështetjes për Merbin do të monitorohet me kujdes. Në vitin 2024, ai mori pak më pak se 90 për qind të votave në rizgjedhjen e tij të parë në një post partiak, pasi më herët në janar të vitit 2022 kishte siguruar 94,6 për qind të votave të partisë në një konferencë online gjatë pandemisë së koronavirusit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s