• четврток, 25 декември 2025

Menduh Thaçi takoi shefin e zyrës politike të Ambasadës Amerikane, Mejers

Menduh Thaçi takoi shefin e zyrës politike të Ambasadës Amerikane, Mejers

Shkup, 22 dhjetor 2025

Sot, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, zhvilloi takim me shefin e Zyrës Politike dhe ekonomike të Ambasadës Amerikane në Shkup, Dejvid Mejers, njofton PDSH në kumtesën të cilën MIA e transmeton intergrale.

Gjatë bisedës u diskutuan çështje kyçe për integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Thaçi theksoi se përkushtimi i palëkundur ndaj reformave dhe avancimi i agjendës evropiane mbeten prioritet absolut për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit.

Ai nënvizoi vendosmërinë e PDSH-së në përmbushjen e këtyre objektivave strategjike.

Остани поврзан