Memedi: Kemi 70 deri 80 kontrolle në ditë, tek pesë deri gjashtë fëmijë në javë izolojmë gripin e llojit A, por më i madh është numri i atyre me simptoma respiratore
- Shtatëdhjetë deri tetëdhjetë kontrolle ka gjatë 24 orëve në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve. Tek pesë deri gjashtë fëmijë në javë izoluam influencën A, por numri është më i madh tek ata të cilët kanë simptoma respiratore, deklaroi sot drejtori i Klinikës, Rexhep Memedi.
Shkup, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Shtatëdhjetë deri tetëdhjetë kontrolle ka gjatë 24 orëve në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve. Tek pesë deri gjashtë fëmijë në javë izoluam influencën A, por numri është më i madh tek ata të cilët kanë simptoma respiratore, deklaroi sot drejtori i Klinikës, Rexhep Memedi.
Zakonisht, theksoi ai, në këtë periudhë të vitit fillojnë të qarkullojnë vioruset e influencës dhe tek pacientët tanë në këtë periudhë më shpesh iizolohet influenca A.
"Dominojnë fëmijët me simptomatologji më të lehtë të cilët trajtohen në ambulancë, megjithatë fëmijët më të vegjël dhe foshnjat të cilët zhvillojnë komplikime në kuptimin e efektit të poshtëm respirator, pneumoni, bnronkiolit, mbahen për trajtim spitalor, e marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor. Rritet numri normalisht në këtë periudhë si edhe çdo vit", theksoi dr. Memedi.
Në pyetjen se sa ndotja u apërkeqëson plotësisht pasqyrën klinike fëmijëve të cilët vijnë me ndonjë infektim apo simptomë respiratore, tha se ndotja ndikon posaçërisht tek fëmijët më të vegjël.
"I rekomandojmë masat preventive për higjienë dhe mbrojtje personale posaçërisht për fëmijët shkollorë të cilët kontaktojnë me moshatarët e vet në shkollë. Nëse kanë simptoma të gripit dhe gjendje të ngjashme të gripit duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që ta mbrojnë veten dhe të tjerët dhe të evitojnë qëndrime në kopshte dhe vende ku ka n jerëz të cilët kanë simptoma të gripit", tha dr. Memedi pas stërvitjes të quajtur "Të dhurojmë buzëqeshje", ku mori pjesë ekipi i Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, i cili u dha dhurata fëmijëve të hospitalizuar në Klinikë.
Theksoi se dominon simptomatologjia e lehtë në kuptimin e infektimit të epërm respirator, kollitje, rrjedhje të hundës, sy të skuqur, tek disa fëmijë edhe temperaturë të lartë të trupit.
"Numri më i madh trajtohen në mënyrë simptomatike, ndërkaq nëse ka simptoma të poshtme respiratore në kuptimin e pneumonisë, etj., hospitalizohen dhe marrin trajtim adekuat", shtoi dr. Memedi. ab/
Foto: МIА