• четврток, 05 јуни 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

MEMBM: Situata me energjinë elektrike është nën mbikëqyrje të vazhdueshme, rrjeti ka absorbuar me sukses presionin e shtuar gjatë festave

MEMBM: Situata me energjinë elektrike është nën mbikëqyrje të vazhdueshme, rrjeti ka absorbuar me sukses presionin e shtuar gjatë festave

Shkup, 24 prill 2025 (MIA) - Grupi resor për energjetikë në kuadër të Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM), informoi se sot në takim është shqyrtuar gjendja aktuale me furnizimin me energji elektrike dhe aktivitetet e deritanishme të aktorëve kryesorë në sistem, duke konstatuar se rrjeti me sukses e ka absorbuar presionin e shtuar (gjatë festave), pa ndërprerje të mëdha, kurse të gjitha kapacitetet mbeten të mobilizuara për periudhën në vijim.

Grupi, siç informojnë nga nga Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM), përbëhet nga të gjitha institucionet dhe kompanitë përkatëse - SHA EMV, MEMO, MEPSO, Komisioni Rregullator dhe partnerë të tjerë nga sektori, dhe është formuar me iniciativë të ministres Sanja Bozhinovska dhe ka për detyrë të sigurojë koordinim të vazhdueshëm dhe reagim të shpejtë ndaj çdo rreziku gjatë furnizimit. 

Tema kryesore e takimit ishte analiza e konsumit gjatë festave të mëparshme dhe gatishmëria e sistemit për fundjavën e ardhshme gjatë festave të 1 Majit.

Nga SHA EMV, siç informojnë nga MEMBM, është theksuar se niveli i ujit, i cili në fund të vitit të kaluar ishte në masën kritike prej 11%, tani është stabilizuar në mbi 30%, falë menaxhimit të kujdesshëm dhe kursyeshëm me burimet. Po punohet, siç theksuan nga kompania, me një “qasje shtëpiake dhe të përgjegjshme” që tashmë po jep rezultate.

Gjithashtu u diskutua për ecurinë e projekteve energjetike në vazhdim, fazat e tyre dhe sfidat me të cilat përballen. Disa prej tyre janë duke ecur sipas dinamikës, ndërsa për disa janë nisur procedurat e brendshme për tejkalimin e ngecjeve. Fokusi ishte gjithashtu në planet e ardhshme të investimeve që do të rrisnin sigurinë dhe qëndrueshmërinë e rrjetit të energjisë elektrike.

Sipas ministres Bozhinovska, një koordinim i tillë i rregullt është thelbësor.

"Çdo vlerësim, çdo analizë dhe çdo hap që bëjmë ka një qëllim - furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt për qytetarët dhe ekonominë. Dialogu i vazhdueshëm ndërmjet institucioneve është garanci se do t'i adresojmë të gjitha rreziqet e mundshme në kohën e duhur", tha Bozhinovska. ls/

Foto: MEMBM

 

 

 

 

Остани поврзан