• сабота, 21 февруари 2026

Meloni u takua në Milano me Xhej Di Vens

Meloni u takua në  Milano me Xhej Di Vens

Milano, 6 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni u takua sot në Milano me zëvendëspresidentin e SHBA-së, Xhej Di Vens, i cili do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore (LOD).

"Herën e fundit u takuam me zëvendëspresidentin e SHBA-së në Romë në inaugurimin e Papa Leonit, ndërsa sot takohemi përsëri në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike. Këto dy ngjarje ilustrojnë një sistem vlerash që lidh Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, që lidh Perëndimin, i cili është qartë themeli i bashkëpunimit tonë, miqësisë sonë dhe e ardhmja që duam të ndërtojmë së bashku", tha Meloni në takimin me Vens, raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Në takim morën pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio dhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani. mb/

Foto: ANSA

Остани поврзан