• сабота, 16 мај 2026

Medvedev: Nëse Gjermania i afrohet posedimit të armëve bërthamore - kjo do të ishte një pretekst për luftë

Medvedev: Nëse Gjermania i afrohet posedimit të armëve bërthamore - kjo do të ishte një pretekst për luftë

Moskë, 7 maj 2026 (MIA) - Zëvendëskryetari i Këshillit për Siguri të Rusisë, Dmitrij Medvedev, vlerësoi se qasja e mundshme e Gjermanisë ndaj posedimit të armëve bërthamore do të përbënte një "casus belli të padyshimtë" (shkak për luftë) dhe arsye për marrjen e masave më të gjera të përgjigjes ruse në kuadër të doktrinës së parandalimit bërthamor.

Në tekstin e publikuar për RT, Medvedev citoi se zhvillimi i tillë i ngjarjeve mund të shkaktojë brengë serioze jo vetëm në Moskë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në kontekst të negociatave të reja të mundshme për marrëveshjen START-4 dhe përfshirjen eventuale të Kinës në marrëveshjet bërthamore.

Ai paralajmëroi në atë që e quajti, një skenar të një "Evrope bërthamore nën udhëheqësinë e Gjermanisë militariste", duke argumentuar se një pjesë e arsenalit potencial mund të jetë jashtë kontrollit të NATO-s, që sipas tij do të kishte pasoja globale të sigurisë.

Medvedev akuzoi Perëndimin për gatishmërinë t'i injorojë ose shkelë marrëveshjet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe premtimet e mëparshme se NATO nuk do të zgjerohet drejt lindjes, duke deklaruar se marrëveshjet politike shpesh herë braktisen për "përshtatshmëri politike".

Në pjesën kushtuar Gjermanisë, ai vlerësoi se Berlini zyrtar udhëheq politikë, e cila sipas tij, nënkupton përpjekjen për mposhtjen strategjike të Rusisë dhe mbështetje për Ukrainën, të cilën e përshkroi si të përfshirë indirekt në konfliktin më të gjerë.

Ai shtoi se udhëheqësia politike gjermane e shpalli Rusinë si "kërcënimi kryesor për sigurinë dhe paqen" dhe se Berlini zyrtarisht është shpallur si qëllimi i shkaktimit të një "mposhtje strategjike" të Moskës.

Sipas Medvedevit, Gjermania si dhe Bashkimi Evropian në tërësi, nuk kishin asnjë rast as arsye objektive për të qëndruar aq fort në mbrojtje të Ukrainës dhe ta shpallin Rusinë "armikun e saj të përjetshëm".

Ai paralajmëroi se Rusia duhet të mbajë nivel të lartë të gatishmërisë luftarake në drejtimin perëndimor, duke përmendur paralele historike me Luftën e Dytë Botërore dhe duke theksuar se nuk guxon të përsëritet "tragjedia e vitit 1941".

Në fund Medvedev përsëriti se afrimi i Gjermanisë drejt kapaciteteve bërthamore ose ndryshimi i arkitekturës evropiane të sigurisë, siç pretendon, pa kontroll adekuat, mund të shkaktojë një përgjigje ruse në pajtim me doktrinat bërthamore strategjike ruse. sa/

foto: arkivi

Остани поврзан