• понеделник, 23 март 2026

Mediumet izraelite pohojnë se Katari e sulmoi Iranin

Mediumet izraelite pohojnë se Katari e sulmoi Iranin

Jerusalem, 3 mars 2026 (MIA) - Mediumet izraelite sot kumtuan se Katari dje ka kryer sulme ndaj Iranit.

Televizioni izraelit Kanal 12, duke iu referuar burimeve anonime, kumtoi se Katari e sulmoi Iranin, si përgjigje ndaj sulmeve të Teheranit në mbarë Gjirin persik.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Maxhid el Ansari dje për televizionin amerikan Si-En-En deklaroi se Irani ka gjuajtur mbi 100 predha dhe dhjetëra dronë ndaj Katarit, ndërkaq është qëlluar edhe infrastruktura komerciale dhe civile.

Ai shtoi se armata e Katarit ka ndërmarrë masa sigurie për mbrojtje të objekteve ekonomike në tokë dhe në det, se liderët e vendeve të Gjirit persik bashkëpunojnë ngushtë me njëri-tjetrin dhe me SHBA-në.

Një përfaqësues i lartë anonim izraelit deklaroi se Arabia Saudite së shpejti do ta sulmojë Iranin.

"Tajms od Izrael" kumtoi se vendet e Gjirit persik ende zyrtarisht nuk kumtuan se kanë ndërmarrë masa ofenzive gjatë fushatës amrerikano-izraelite, edhe pse disa kanë kapur sulmet iraniane. ab/ 

foto: МIА arkivi

Остани поврзан