Mediat libaneze: Izraeli ka goditur një ndërtesë banimi në qendër të Bejrutit
- Sulmet izraelite kanë goditur sot një ndërtesë banimi në qendër të Bejrutit, raportuan mediat libaneze, sulmi i dytë ndaj qytetit në ditët e fundit.
Bejrut, 11 mars 2026 (MIA) - Sulmet izraelite kanë goditur sot një ndërtesë banimi në qendër të Bejrutit, raportuan mediat libaneze, sulmi i dytë ndaj qytetit në ditët e fundit.
Ushtria izraelite nuk ka komentuar ende dhe nuk ka raportime për viktima.
Sulmi në Bejrut të dielën shkaktoi vdekjen e pesë anëtarëve të Korpusit të Gardës revolucionare islamike të Iranit.
Libani është përfshirë më thellë në konfliktin rajonal pasi Hezbollahu i mbështetur nga Irani hapi zjarr ndaj Izraelit, duke thënë se kjo ishte në hakmarrje për vrasjen e udhëheqësit suprem të Iranit.
Izraeli që atëherë ka kryer sulme ajrore në të gjithë Libanin jugor dhe lindor dhe në periferitë jugore të Bejrutit.
Ushtria izraelite ka vrarë pothuajse 500 njerëz në sulme, përfshirë më shumë se 80 fëmijë, sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë. mb/
Foto: EPA