• вторник, 24 март 2026

Mediat irakiane: Në dron goditi një bazë amerikane në afërsi të Bagdadit

Mediat irakiane: Në dron goditi një bazë amerikane në afërsi të Bagdadit

 Bagdad, 4 mars 2026 (MIA) - Një dron goditi sot një bazë ushtarake amerikane në afërsi të Bagdadit, raportuan mediat irakiane, duke cituar burime sigurie.

Nuk u raportua dëm në sulm, i cili po ndosh  në kushte të përshkallëzimit rajonal pas sulmeve të ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt.

 Ndërkohë, milicia irakiane pro-iraniane mori përgjegjësinë sot për një sulm me dron ndaj  bazës amerikane në Erbil, në rajonin kurd, dhe tha se goditi edhe një hotel në qytet, ku, siç tha po qëndronin ushtarët amerikanë.

 Iraku ndan një kufi prej 1.500 kilometra me Iranin, ndërsa Teherani ka ndikim të konsiderueshëm politik, ekonomik dhe ushtarak mbi fqinjin e tij.

 Pjesë të komunitetit shiit në Irak druajnë se dobësimi i Iranit mund të prishë ndikimin e tyre politik, ndërsa vëzhguesit druajnë se zhvillimet në Teheran mund të shkaktojnë trazira të reja në Irak.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан