Mediat amerikane: Senatorët republikanë bllokojnë tentimin e ri të demokratëve për t'i dhënë fund luftës së Trampit
- Republikanët në Senatin amerikan kanë bllokuar tentimin e demokratëve për t'i dhënë fund luftës në Iran të cilin e filloi presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, informojnë mediat amerikane.
Uashington, 16 prill 2026 (MIA) - Republikanët në Senatin amerikan kanë bllokuar tentimin e demokratëve për t'i dhënë fund luftës në Iran të cilin e filloi presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, informojnë mediat amerikane.
Votimi përfundoi me 47 vota "për" dhe 52 "kundër", bën të ditur En-Bi-Si Njuz, me vlerësimin se rezultati i votimit për rezolutën që do të kufizonte autorizimet e luftës konfirmon se republikanët ende e mbështesin Trampin dhe miratojnë vazhdimin e luftës, megjithëse anketat tregojnë se presidenti amerikan është shumë jopopullor.
Senatori Rand Pol, republikan nga Kentaki ka qenë i vetmi nga partia e tij që votoi për propozimin e demokratëve, ndërsa senatori Xhon Feterman, demokrat nga Pensilvania i vetmi demokrat që votoi kundër.
Edhe krahas votimit, disa republikanë theksuan se do të jenë më pak të butë me Trampin sapo lufta të hyjë në ditën e 60-të në fund të prillit, pasi Rezoluta për autorizimet e luftës nga viti 1973 kërkon që presidentët amerikanë të marrin miratimin e Kongresit për çfarëdo veprimi ushtarak që zgjat më shumë se 60 ditë.
“Duhet të fillojmë t’u përgjigjemi pyetjeve. Ajo që po pres është që të mbarojnë 60 ditët”, deklaroi senatori Tom Tilis, republikan nga Karolina e Veriut.
Foto: arkivi