• вторник, 30 декември 2025

MBPEU: Janë paguar mbi 39 milionë denarë për 663 prodhues të orizit

MBPEU: Janë paguar mbi 39 milionë denarë për 663 prodhues të orizit

Shkup, 26 dhjetor 2025 (MIA) - Sot është realizuar pagesa e mjeteve në vlerë prej 39.065.031 denarë, ndaj 663 prodhuesve të orizit, informoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU).

Pagesa, siç thonë, ka të bëjë me mbështetjen financiare prej 6 denarëve për kilogram të harpës së orizit të dorëzuar në qendrat e blerjes, për periudhën nga 1 marsi deri më 20 shtator të vitit 2025.

"Me këtë janë përfshirë të gjithë prodhuesit e dihanit nga korrja e kaluar. Qëllimi ynë mbetet përforcimi i prodhimit vendor dhe mbështetja e bujqve, theksojnë nga MBPEU. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан