Mbledhje e Këshillit Ekonomik - Social
- – Në Qeveri sot (11:00) do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomik -Social, në praninë e kryeministrit Histijan Mickoski. Në mbledhje pritet të bisedohet për pagën minimale, llogaritjen e shportës konsumatore, respektimin dhe nevojën për avancim të marrëveshjeve kolektive në sektorin publik dhe privat, pagesën e shtesave nga pagat dhe rregullore tjera nga kjo sferë.
Shkup, 22 dhjetor 2025 (MIA) – Në Qeveri sot (11:00) do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomik -Social, në praninë e kryeministrit Histijan Mickoski. Në mbledhje pritet të bisedohet për pagën minimale, llogaritjen e shportës konsumatore, respektimin dhe nevojën për avancim të marrëveshjeve kolektive në sektorin publik dhe privat, pagesën e shtesave nga pagat dhe rregullore tjera nga kjo sferë.
Për vlerën e pagës minimale përfaqësues të Qeverisë në disa raste porositën se do të pajtohen me zgjidhje të cilën do ta dakordojnë sindikata dhe punëdhënësit, përderisa sektori i biznesit shpreson se do të ketë lehtësime në pjesën e kontributeve në favor të rritjes së pagesë minimale.

Siç deklaroi javën e kaluar zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, Qeveria do ta respektojë çdo zgjidhje të miratuar me konsensus ndërmjet punëdhënësve dhe sindikatave, ndërsa derisa nuk ka marrëveshje do të vlejë Ligji për pagën minimale gjegjësisht rritja do të jetë sipas formulës së njohur mirë.
Nga Konfederata e Biznesit thonë se gjithmonë ekziston mundësia dhe se është gjithmonë e nevojshme të rriten pagat, por se kjo duhet të bëhet nga ata që realisht mund ta bëjnë këtë. Ata shpresojnë që propozimi i tyre - për të rritur pagat, por për të mbajtur kontributet në të njëjtin nivel si më parë - do të pranohet.
Rritje të pagës minimale kërkojnë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, ndërsa si argumente i theksojnë shpenzimet e rritura të jetës. Në një anketë të zbatuar nga ana e LSM-së në nëntor pjesa më e madhe e të anketuarve u deklaruan se paga minimale duhet të jetë 600 euro.
Nga Konfederata e Sindikatave të Lira, theksojnë, se presin në KES të bisedohet edhe për çështjet në lidhje me shtesat e pagës në sektorin publik, të cilat thonë, me vite të tëra mbetën në nivelin e njëjtë.

Sipas paralajmërimit nga zëvendësministri i Qeverisë, në mbledhjen e sotme të Këshillit Ekonomik – Social do të bisedohet edhe për llogaritjen e shportës mesatare konsumatore që planifikon ta bëjë Qeveria nga 1 janari, përveç asaj të cilën e llogarit LSM.
“Nga 1 janari, përveç shportës minimale sindikale, do të kemi edhe një shportë mesatare konsumatore në nivel të Republikës së Maqedonisë, e cila do të jetë e dobishme për ne si ekonomi dhe qeveri për strategji të mëtejshme në politikat ekonomike dhe sigurisht për ruajtjen e standardit të jetesës”, deklaroi Risteski.
Vlera e shportës sindikale minimale të cilën e llogarit LSM për dhjetor të këtij viti është 65.492 denarë dhe është rritur për 319 denarë në krahasim me shportën minimale për muajin e kaluar kur ishte 65.173. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s