• понеделник, 03 март 2025

Marrëveshja ekonomike me Ukrainën nuk është tani për tani në rend të ditës, deklaroi ministri amerikan i Financave

Marrëveshja ekonomike me Ukrainën nuk është tani për tani në rend të ditës, deklaroi ministri amerikan i Financave

Uashington, 3 mars 2025 (MIA) - Marrëveshja ekonomike midis SHBA-së dhe Ukrainës tani për tani nuk është në rendin e ditës, deklaroi mbrëmë ministri amerikan i Financave, Skot Besant për Si-Bi-Es Njuz.

Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski dhe presidenti Donald Tramp të premten duhej të nënshkruajnë marrëveshje që do t'i mundësonte SHBA-së qasje në resurset nëntokësore të Ukrainës.

"Mendoj se duhet të shohim nëse presidenti Zelenski dëshiron të vazhdojë", deklaroi Besant. "Cila është dobia e një marrëveshje ekonomike që do të jetë e pakuptimtë nëse ai dëshiron luftimet të vazhdojnë? Presidenti Tramp dëshiron një marrëveshje paqesore", vazhdoi ministri amerikan i Financave.

Ai shtoi se "e gjitha që duhej të bënte Zelenski ishte të nënshkruante këtë marrëveshje ekonomike dhe të tregonte përsëri se ka marrëdhënie të afërta midis popullit ukrainas dhe amerikan".

"Ai zgjodhi ta sabotojë këtë. Domethënë, marrëveshja nuk është më në rend të ditës. Jo për momentin", tha Besant.

Para përplasjes verbale midis Zelenskit dhe Trampit në Shtëpinë e Bardhë, ministri amerikan i Financave udhëtoi në Ukrainë për të negociuar për marrëveshjen, njofotn DPA. rq/bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан