• четврток, 19 март 2026

Manjati i medias Xhimi Lai e fitoi apelin kundër dënimit për mashtrim në Hong Kong

Manjati i medias Xhimi Lai e fitoi apelin kundër dënimit për mashtrim në Hong Kong

Hong Kong, 26 shkurt 2026 (MIA) - Një gjykatë në Hong Kong sot e ka konfirmuar apelin e manjatit të medias prodemokracik të burgosur Xhimi Lai, në një çështje mashtrimi kundër tij.

Prokuroria nuk arriti të provojë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se ish-botuesi dhe një i pandehur tjetër kanë bërë deklarata të rreme, njoftoi Gjykata e Apelit në vendimin e saj. Kjo do të thotë që çështja nuk është dëshmuar.

Edhe krahas suksesit të tij ligjor, 78-vjeçari Lai mbetet në burg. Ai po vuan një dënim me 20 vjet burg të dhënë më parë këtë muaj në një çështje të veçantë.

Në dhjetor të vitit 2022, Lai u dënua me pesë vjet e nëntë muaj burg plus një gjobë të madhe me akuzat se shkeli marrëveshjen e qirasë për gazetën e tij, tashmë të mbyllur, "Epël Dejli", duke lejuar një firmë konsulence që ai kontrollonte të ndante një pjesë të hapësirës së zyrës.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe qeveritë në mbarë botën e kanë kritikuar gjyqin. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан