• сабота, 16 мај 2026

Makron për vizitë në Greqi – Athina dhe Parisi do ta rinovojnë marrëveshjen për bashkëpunim strategjik në siguri dhe mbrojtje

Makron për vizitë në Greqi – Athina dhe Parisi do ta rinovojnë marrëveshjen për bashkëpunim strategjik në siguri dhe mbrojtje

Athinë, 24 prill 2026 (MIA) - Një marrëveshjen e re pesëvjeçare për bashkëpunim strategjik në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, që njëkohësisht do të jetë rinovim i asaj të mëparshmes nga viti 2021, pritet të nënshkruhet nga Greqia dhe Franca gjatë vizitës në Athinë të presidentit francez Emanuel Makron, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas burimeve qeveritare greke, në një periudhë të pasigurive të shtuara gjeopolitike, kur Evropa po kërkon një drejtim të ri si në forcimin e konkurrueshmërisë së saj, ashtu edhe në formësimin e një politike më koherente të mbrojtjes, vizita e presidentit të Francës ka një peshë të veçantë, por njëkohësisht përfaqëson edhe një hap të madh drejt thellimit të marrëdhënieve tashmë të afërta, në të cilat do të përfshihen fusha të reja bashkëpunimi si ekonomia, mbrojtja civile dhe inovacionet.

Rinovimi i marrëveshjes për partneritet strategjik mes dy vendeve për edhe pesë vjet, me parashikim për vazhdim automatik për një periudhë të pacaktuar, do ta forcojë më tej kuadrin tashmë të ngushtë të bashkëpunimit.

Në takimin mes Makroni dhe Micotakis, sipas të njëjtave burime, një nga temat kryesore të bisedimeve pritet të jetë edhe siguria e navigacionit detar, me fokus në Ngushticën e Hormuzit.

Presidenti francez do të mbërrijë sot pasdite në Athinë, ndërsa në mbrëmje do të marrë pjesë në një ngjarje së bashku me Micotakis, pas së cilës do të pritet nga presidenti grek Konstantinos Tasulas, i cili më pas do të organizojë edhe një darkë në nder të Makronit.

Për nesër është planifikuar vizita e Makronit dhe Micotakisit në fregatën greke "Kimon", e prodhuar në Francë, një takim dypalësh në rezidencën e kryeministrit, si dhe pjesëmarrja në një forum biznesi greko-gjerman. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан