• сабота, 21 февруари 2026

Makron për vizitë zyrtare në Indi

Makron për vizitë zyrtare në Indi

Nju Delhi, 17 shkurt 2026 (MIA) – Presidenti i Francës, Emanuel Makron mbërriti mbrëmë në një vizitë zyrtare katërditore në Indi.

Makron shoqërohet nga katër ministra, përfshirë Katrin Votren për Forcat e Armatosura dhe Rolan Leskjur për Ekonominë, si dhe një numër i madh biznesmenësh.

Është planifikuar që gjatë vizitës të nënshkruhet një marrëveshje për shitjen e 114 aeroplanëve luftarakë francezë Rafal në Indi, me vlerë 30 milionë euro. Shumica e aeroplanëve do të prodhohen në Indi.

Makron sot në Mumbai do të marrë pjesë në hapjen e një fabrike për të montuar helikopterët civilë Erbas X215.

Për nesër është planifikuar Makron në Nju Delhi të hapë edhe qendrën franko-indiane për intelegjencë artificiale, ndërsa të enjten do të marrë pjesë në një samit për intelegjencë artificiale.

Kjo është vizita e katërt e Makronit në Indi që nga viti 2017. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан