• петок, 13 март 2026

Makron njoftoi se një ushtar ka humbur jetën në një sulm ndaj forcave franceze në Irak

Makron njoftoi se një ushtar ka humbur jetën në një sulm ndaj forcave franceze në Irak

Paris, 13 mars 2026 (MIA) - Një ushtar francez është vrarë, ndërsa disa u plagosën gjatë një sulmi në rajonin Erbil në Irak, kumtoi sot presidenti francez Emanuel Makron.

Në një postim të publikuar në profilin e tij përmes rrjetit social "Iks", Makron thekson se incidenti ka ndodhur gjatë një sulmi të kryer ndaj forcave franceze, të angazhuar në Irak për shkatërrimin e grupit ekstremist "Shteti Islamik" të njohur edhe si Daesh.

"Ky sulm ndaj forcave tona, të cilët nga viti 2015 marrin pjesë në luftërat kundër Daesh, është "i papranueshëm", citon Makron, duke shtuar se prania e ushtarëve francez në Irak është jashtëzakonisht në kuadër të aktiviteteve ndërkombëtare të drejtuara kundër terrorizmit.

Paraprakisht, Ministria franceze e mbrojtje kumtoi për gjashtë ushtarë francez të plagosur në një sulm me dron, ndërsa stërvitnin forcat irakiane për luftë kundër terrorizmit. Të lënduarit janë dërguar në institucionin më të afërt mjekësor.

Sipas autoriteteve lokale në Erbil, në sulm u përdorën dy dronë, ndërsa objektiv i sulmit ishte baza ushtarake e vendosur rreth 40 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit në rajonin autonom Kurdistan.

Aktualisht nuk dihet se kush qëndron pas sulmit.

Sulmi vjen në kushte të tensioneve të rritura në Lindjen e Mesme pas veprimeve të mëparshme ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, ndaj të cilave Teherani u përgjigj me sulme ndaj bazave amerikane në rajon. sa/ 

foto: MIA arkivi

 

Остани поврзан