• петок, 20 февруари 2026

Makron: Evropa duhet të përgatitet për konflikte të mëtejshme me SHBA-në

Makron: Evropa duhet të përgatitet për konflikte të mëtejshme me SHBA-në

Paris, 10 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti i Francës, Emanuel Makron sot deklaroi se Evropa duhet të përgatitet për përplasje mëtejshme me SHBA-në dhe se "momenti i Grenlandës" duhet të kuptohet si thirrje zgjimi për të zbatuar reformat ekonomike të vonuara prej kohësh dhe për të forcuar fuqinë globale të Bashkimit Evropian.

Në intervistën e publikuar në disa gazeta evropiane, Makroni tha se Evropa nuk duhet të shkëmbejë një lehtësim të përkohshëm të tensioneve me Uashingtonin për ndryshime të përhershme, edhe pavarësisht përfundimit të dukshëm të mosmarrëveshjeve mbi Grenlandën, tregtinë dhe teknologjinë.

"Kur ekziston një akt i qartë agresioni, mendoj se ajo që duhet të bëjmë është të mos dorëzohemi ose të përpiqemi të arrijmë një marrëveshje. Mendoj se atë strategji e provuam me muaj. Nuk funksionoi", deklaroi Mickoski për disa gazeta, pëfshirë Mond dhe Fajnenshëll Tajms.

Makroni vlerësoi se administrata e Trampit është "hapur antievropiane" dhe se përpiqet për "shpërbërjen" e BE-së.

Makroni gjithashtu theksoi se programi francezo-gjerman-spanjoll për aeroplanët ushtarak (FCAS) nuk ka vdekur dhe shpreson se së shpejti kancelari gjerman Fridrih Merc do të bisedojë për planet për ecurinë e atij projekti. 

Liderët e BE-së do të takohen të enjten në Bruksel në samitin ku do të bisedohetm për masat për forcimin e ekonomisë së BE-së dhe konkurrueshmërinë e saj më të mirë në krahasim me SHBA-në dhe Kinën në skenën globale. qa/

Foto: DPA

Остани поврзан